Nëntë persona, nga Malësia e Madhe, Kuçova dhe Berati janë si organizatorët dhe financuesit e shërbimit me kanabis që u zbulua në fshatin Rrëz të Beratit dy vite më parë, ku rezultoi se ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë. Për të kultivuar kanabisin në 4 sera të mbyllura me plastmas, ishin punësuar 95 gra.
Dy ditë më pas, më 24 prill, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëveprim me oficerë të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuar masat për 6 persona ndërsa 3 janë ende në kërkim pasi kontrolli nuk është gjatë. mundet gjetja e tire dhe ekzekutimi i vendimit të gjykatës.
Në pranga kanë: Sadetin Hasaj, Lulezim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi, Adiol Çifliku.
Ndaj të arrestuarve të djeshëm (disa nga Malësia e Madhe dhe të tjerët nga Kuçova e Beratit) ka dyshime të lidhura në prova se bashkëveprim në grupin e strukturave kriminale, në muajt maj/qershor 2022, ndërmorën një veprimtari të mirë, për të mirëmenduar. zgjidhni me qera të disa parcelave toke në Rërëz, Berat, ku pasi ngritën 4 sera për kultivimin e bimëve narkotike, instaluar një linjë shërbimi me ujë dhe një linjë me instalim të rregullit elektrike, dhe me të gjitha llojet e duhura, për kultivimin e bimëve. cannabis sativa, e ndërsa në periudhën shtator-tetor-nëntor, organizuan analiza për trajtimin e tharjes, pastrimin e paketimit të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen e mëtejshme të tyre. Për të kryer aktivitete të ligjshme ata rekruan si krah pune, persona të gjinisë femërore nga qyteti e rrethinat, të cilat edhe i paguajnë për të kryer që kryenin, duke u mbuluar të gjitha shpenzimet e transportit, e të tjera nevoja. Në sera kishin krjuar edhe fjetore në 81 dyshekë me ajër. Për mbrojtjen e aktivitetit të paligjshëm kishin armë zjarri, disa prej tyre dhe sekuestruan” thuhet në njoftimin e SPAK.
SPAK nuk identifikon dhe rolin e secilit prej të arrestuarve
Sadetin Hasaj banues në Koplik, Malësi e Madhe shfaqet si organizator e drejtues i aktivitetit të kultivimit të bimëve narkotike në sera, i cili kujdesej për mirëfunksionimin e sistemit ujitës e vaditës në sera dhe për shpenzimet për mjete pune, ushqime, medikamente për bimët, si dhe për pagesat e punëtorëve në sera, ku siguronte dhe armë zjarri për sigurinë e serave dhe të lëndës narkotike cannabis sativa
I arrestuari Arben Vrapi banues në Drenovicë, Berat ka vënë parcelat dhe tokat në dispozicion të kultivuesve e prodhuesve të lëndëve narkotike, i cili gjithashtu ishte i përfshirë aktivisht në veprimtarinë prodhuese të narkotikëve
I arrestuari Mustaf Manej banues në Gruemirë, Malësi e Madhe bashkëvepronte për sigurimin e lëvizjes së personave (kryesisht të gjinisë femërore), të cilat kanë punuar në sera për të pastruar bimët narkotike cannabis sativa dhe ishte aktiv në instalimin e pajisjeve në sera.
I arrestuari Lulezim Bushataj banues në Demiraj, Malësi e Madhe shfaqej aktiv në transportimin e fuqisë punëtore nga qytete e rrethina në Drenovicë,Berat.
Të njëjtat aktivitete kryenin edhe të arrestuarit Suad Smakaj banues në Demiraj, Malësi e Madhe dhe Adiol Çifliku banues në Vodëz, Kuçovë, Berat të cilët siguronin mjetet e pajisjet e nevojshme (gërshërë, thasë, qese etj.), për mbarëvajtjen e aktivitetit, si dhe ushqime për fuqinë punëtore.
Krahas arrestimeve u kryen dhe kontrolle banesash në zonën e Malësisë së Madhe, Niklës së Fushë-Krujës, Shkodrës, Lezhës, Beratit, Kuçovës
Gjatë këtyre kontrolleve, në banesën e njërit prej të hetuarve më parë, u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur brenda njësisë së banimit, në katin e tretë, ku kishte instalime elektrike dhe pajisje elektrike (llampa) dhe mushama reflektuese. Gjithashtu gjatë operacionit u gjetën 33 aparate celularë, 1 DVR, 1 laptop, 1 kartë memorie dhe 5 automjete.
Të arrestuarit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Hetimet u shtrinë pas zbulimit të datës 11 nëntor 2022 në fshatin Rërëz (Berat), ku u gjetën të ngritura 4 sera të mbyllura me plastmas, si dhe mjete e pajisje që ndihmonin në kultivimin e narkotikëve.
Gjithashtu këtu u identifikuan si punëtorë në sera edhe 95 persona të gjinisë femërore. Ka dyshime se personat e arrestuar janë pjesë e aktivitetit kriminal që zhvillohej në Berat. Në atë kohë thuajse gjithë komisariati I Beratit u shkri ku u ndërmorën masa disiplinore si largim nga detyra apo shtyrje e afatit të gradimit për shkak se nuk zbuluan aktivitetin kriminal.