• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPËRIA, NUMËR NJË NË TURIZËM”/ Sekretari i OBT: Rama e transformoi vendin nga errësira në dritë
Home
Politikë

“SHQIPËRIA, NUMËR NJË NË TURIZËM”/ Sekretari i OBT: Rama e transformoi vendin nga errësira në dritë

17 April, 2024 s.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili ka zhvilluar një vizitë në Tiranë gjatë së cilës ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Gjatë intervistës përballë drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziut, Sekretari Pololikashvili ka thënë se Shqipëria është numër 1 sa i përket shifrave të 2023-shit për zhvillimin e turizimit. Ai ka shtuar se vendi ynë është shteti me rimëkëmbjen dhe rritjen më të shpejtë. Më tej, ai i ka dhënë meritat kryeministrit Edi Rama për të cilin ka thënë se e transformoi vendin nga errësira në dritë.

Zurab Pololikashvili: Më falni, kjo është arsyeja pse nuk mund të parashikojmë çfarë do të ndodh në 10 vitet e ardhshëm. Është shumë e vështirë. Gjatë pandemisë askush nuk mund të thoshte se çfarë po ndodhte. Gjatë pandemisë pyetja e parë që bënin gjithmonë gazetarët është se çfarë do të ndodhi nesër, kur do të nisin sërish njerëzit të udhëtojnë. Tanimë pyetjet janë gjithmonë njësoj. Turizmi. Si e shikoni rritjen e turizmit?

Blendi Fevziu: Cilat janë shtetet me rritjen më të shpejtë në sektorin e turizmit në botë?

Zurab Pololikashvili: Shqipëria është numër 1 sipas shifrave të 2023. Është shteti me rimëkëmbjen më të shpejtë dhe rritjen më të shpejtë.

Blendi Fevziu: Ne kemi vende shumë të bukura. Jemi duke parë disa prej tyre këtu. Disa janë nga veriu. Ky është pranë Tiranës, këtu kemi plazhet të cilat janë të jashtëzakonshme por Shqipëria ka qenë një vend shumë shumë i mbyllur. E di që ne kemi një shkuar të ngjashme me atë tuajën, pasi keni qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, por Shqipëria ka qenë shteti më i izoluar në botë në atë kohë. Nuk kishte më shumë se 300-400 turistë në vit.

Zurab Pololikashvili: Pikërisht. Siç është përmendur shumë herë, Shqipëria ka qenë siç është Korea e Veriut sot.

Blendi Fevziu: Pikërisht. Ndoshta edhe më e mbyllur.

Zurab Pololikashvili: Pikërisht. Dhe njerëzit kanë pasur frikë të vinin këtu.

Blendi Fevziu: Vazhdojnë të mendojnë se është një vend i vështirë.

Zurab Pololikashvili: Sinqerisht, kur po vija, dhe do i rikthehem pyetjes tuaj të parë, cilat ishin përshtypjet e mija, kur po vija këtu mendoja se do të ishte errësirë dhe ajo që ka bërë shkëlqesia e tij, Edi Rama, ai e transformoi vendin nga errësira në dritë. E dini, ai e ndryshoi totalisht vendin dhe kjo është një histori shumë e bukur. Ju shikoni bregdetin dhe shikoni bukuritë e vendit tuaj. Sapo erdha nga forumi i investimeve ku prezantuam udhëzuesit se pse njerëzit duhet të investojnë në Shqipëri. Çfarë po bën qeveria nga ana e saj? Ata po investojnë në infrastrukturë, që është shumë e rëndësishme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH JEHONË TURIZMIT/ “Tempo Italia”: Eksploroni destinacionet më të mira të pushimeve në Shqipëri
Previous article AKUZAT E METËS KUNDËR SPAK/ Ambasada e SHBA: Qëndrojmë në krah të profesionistëve që synojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT