• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E METËS KUNDËR SPAK/ Ambasada e SHBA: Qëndrojmë në krah të profesionistëve që synojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë
Home
Politikë

AKUZAT E METËS KUNDËR SPAK/ Ambasada e SHBA: Qëndrojmë në krah të profesionistëve që synojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë

17 April, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Ambasada e SHBA në Tirana ka vlerësuar qëndrimin dhe dënimin nga ana e KLP, lidhur me sulmet që janë bërë kundrejt SPAK.

Në reagimin në platformën X, ambasada e SHBA në Tiranë, thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krah të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.

Gjithashtu nënvizon se SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.”, thuhet në reagim.

Më herët ishte kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili në deklaratat e tij të fundit nuk i ka kursyer sulmet nga kreut të SPAK, Altin Dumani, por edhe vetë këtij institucioni.

Ilir Meta nuk u kursye me akuzat ndaj Altin Dumanit, madje e etiketoi kreun e SPAK-ut si kushëri të një tjetër personazhi në SPAK, Nuredin Dumanit.

“Pse çfarë prisni ju, Kushëriri i Nuredinit, do thotë që e takova? I papërgjegjshëm dhe delikuent. Nuk presim integritet nga dikush që ka hyrë thellë në lojërat politike të Edi Ramës.”, tha Meta gjatë deklaratës së tij.

Lidhur me këto deklarata reagoi edhe vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke dënuar sulmin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Në një reagim zyrtar, KLP u shpreh se dënon me forcë veprimet fyese dhe intimiduese që kanë për qëllim denigrimin e figurës së prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA, NUMËR NJË NË TURIZËM"/ Sekretari i OBT: Rama e transformoi vendin nga errësira në dritë
Previous article FLAMUJT NË GJYSËMSHTIZË/ Vrasja e dy grave në pak ditë, sot ditë zie në Kosovë

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT