• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK ME 4 VIKTIMA/ Eksperti: Parakalim i gabuar, BMW nuk mbajti distancën
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI TRAGJIK ME 4 VIKTIMA/ Eksperti: Parakalim i gabuar, BMW nuk mbajti distancën

18 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Aksidenti tragjik që u mori jetën 4 personave dhe plagosi rëndë 3 të tjerë mund të ishte shmangur nëse drejtuesit e mjeteve do të respektonin rregullat e qarkullimit rrugor.

Duke parë skenën e aksidentit, eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe evidenton 2 shkelje determinante që sollën këtë aksident, parakalimi i gabuar i kryer nga mjeti Benz dhe mos-ruajtja e distancës së sigurisë nga mjeti BMW-së që sollën përplasjen e fuqishme me mjetin Toyota ku udhëtonin 3 prej viktimave.
“Parakalimi i shpejt bëhet për 7 sekonda dhe parakalimi normal bëhet për 14 sekonda. Që të bësh një parakalim të sigurt duhet që distanca e shikueshmërisë duhet të jetë 5x 80 pra duhet të ishte 400 metër. Aty është kthesë dhe ai ka hyrë në një distancë shikueshmërie shumë të vogël”-shprehet eksperti Artur Sulçe.

Pasojat e aksidentit u përkeqësuan edhe me tepër prej mosrespektimit të distancës së sigurisë nga mjeti BMW.
“Duhet të jetë katrori i të dhjetave. Pra nëse shpejtësia është 80 km/h. Atëherë distanca e sigurisë që duhet të kishte BMW me Toyot-ën duhet të ishin 64 metër, Fakti që ato janë përplasur tregon që nuk është ruajtur ajo distancë”-shton Sulçe.

4 jetët e humbura nga aksidenti në Tepelenë e çuan në 27 numrin e viktimave nga aksidentet gjatë këtij viti. Pavarësisht se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i viktimave është shumë më i ulët sërish është problematike dhe shkaqet më kryesore për aksidentet me viktima është shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN EMRAT/ DASH shpall non-grata tre zyrtarë të lartë në rajon: Janë përfshirë në akte korruptive
Previous article VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Çfarë vendosi gjykata për dëshmitarët

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT