• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Çfarë vendosi gjykata për dëshmitarët
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Çfarë vendosi gjykata për dëshmitarët

18 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Apelit Tiranë ka shtyrë seancën ndaj Arbër Paplekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 2021.

Seanca ndaj ish-oficerit të RENEA-s është shtyrë për në datën 9 prill ora 12:00.

Rindërtimi i skenës së krimit, është bërë shkak i shtyrjes së seancës.

Sot në gjykatën e apelit të Tiranës u zhvillua gjyqi ndaj Arbër Paplekajt.

Gjykata: Me vendimin e ndërmjetëm gjykata vendosi të përsërisë shqyrtimin gjyqësor, lidhur me verifikimin me dy dëshmitarë për të cilët u shtrua diskutimi nëse ishin marrë të pandehur. Gjithashtu gjykata vendosi të kryejë një akt ekspertim për vendngjarjen. Në lidhje me dëshmitarët, tha gjykata, prokuroria e Elbasanit konfirmon se ndaj Donald Zanaj është dhënë vendimi për nenin 306. Për këtë shtetas rezulton se është dënuar me 6 muaj burgim dhe ka marrë formë të prerë pasi është ankimuar.

Nga verifikimi i kryer tha gjyqtarja Marsela Pepi – rezulton se për tre shtetasit e tjerë ndaj Mehmet Greca, Taulant Ymeri, Riza Muja më datë 20 prill 2023 është dorëzuar dosja për gjykim dhe aktualisht është nën gjykim. Ndaj shtetasit Klement Xhaferrit çështja është pushuar.

Gjykata: Për Mehmet Grecën prokuroria e Elbasanit ka konfirmuar se nuk ka hetim për veprën dëshmi të rremë.

Prokurori i çështjes Gent Xholi: Do ishte mirë që gjykata të merrte dhe aktet bashkëlidhur.

Avokati i Arbër Paplekaj: Lidhur me arsyetimin tonë për dëshmitarët mes tyre Donald Zanaj që ka dëshmuar, të merret ne konsideratë nga gjykata që dëshmia e tij për pjesën ku ka folur të mos merret në konsideratë. Nga ana tjetër rezulton se dy persona që kanë qëlluar me armë vazhdojnë të jenë të paidentifikuar.

Gjykata:U njohëm me listën e ekspertëve të profilit kriminalistik dhe vendosi të caktojë ekspertë Artan Rexhepi – ekspert i pavarur kriminalist ; Arjan Hako – specialist i këqyrjes së vendngjarjes në Policinë Shkencore; Shpëtim Jonuka – ekpsert kriminalistike. Rezulton se nga palët në proces të ketë paraqitur pyetje për ekspertët avokati i Arbër Paplekës. Avokati ka përcaktuar si detyra të përcaktohet drejtimi i qitjes me armë zjarri ndaj viktimës Pjerin Xhuvanit, të përcaktohet shpërndarja e gëzhojave, të përcaktohet distanca mes qitësve dhe viktimës Pjerin Xhuvani.

Eksperti Arjan Hako: Ne jemi të specializuar për vendngjarjen, këqyrjen e saj dhe nuk kam kryer ndonjëherë eksperiment hetimor. E dyta e kam të ndaluar kategorikisht të punoj me ekspert privat, këtë ma cakton rregullorja e Shërbimit të Policisë Shkencore.

Gjykata: Ju sot nuk po bëni një ekspertizë për policinë por për gjykatën kështu që jeni të detyruar

Eksperti Hako: Po por rregullorja me detyron të mos punoj me ekspertë privat

Gjykata: Kaq të vështirë e keni të punoni në grup. Këtë shqetësim ndajeni me eprorët tuaj nga pikëpamja administrative, se në fund të ditës gjykata ka urdhëruar për ngritjen e këtij grupi

Prokurori Gent Xholi: Që të saktësojmë eksperti është i këqyrjes balistike, dhe vendngjarjes. Për distancën mënyrën e qitjes e kryejnë ekspertë të tjerë në polici.

Gjykata: Për ekspertin gjykata relaton se njohuritë dhe aftësitë profesionale të z. Hako konsiderohen në dobishme. Ndaj gjykata konfirmon se ekspertë do jenë këta të tre. Bazuar në aktet që do ju vendosen në dispozicion janë aktet mjeko ligjore, pamjet filmike të ndodhura në dosje. Gjykata urdhëron të përcaktohet pozicioni i cdo qitesi që ka qëlluar mr armë zjarri. Të përvaktohet drejtimi dhe këndi i qitjes. Të caktihet distanca mes Pjerin Xhiëuvani vikrimës me secilin nga qitësit . Të rihetohet vendngjarja . Të përcaktohet distanca me secilin nga qitësit me rë dëmruarit e tjerë. Lidhur me kohën e nevojshme që ju duhet ekspertëve për kryerjen e detyrave gjykata pyet sa kohë ju duhet?

Eksperti Artan Rexhepi: Dihet cilat janë palët përballë , për të shkruar e për të rihetuar ngjarjen pra duhet rindërtuar ngjarja. Na duhen dy muaj

Eksperti Hako: gjykata duhet të marrë masa kur të shkojmë për rindërtimin e ngjarjes. Se duhet të shkojmë në Elbasan. Dhe dihet që rindërtimi kërkon kohë. Kërkojmë dy muaj kohë

Gjykata nisur dhe nga shqyrtimi i afateve procedurale vendosi të shtyjë seancën për kryerjen e akt ekspertimeve në datë 9 prill ora 12:30. Gjykata njofton policinë e Elbasanit dhe drejtorinë e përgjithshme të policisë që t’ju garantojë masat për kryerjen e eksperimentit dhe të ndërtimit të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK ME 4 VIKTIMA/ Eksperti: Parakalim i gabuar, BMW nuk mbajti distancën
Previous article ALARMOHET BABAI NGA VLORA/ Denoncon në polici: Më ka humbur vajza 16-vjeçare

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT