• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE NGA ATENTATI NË FUSHË-KRUJË/ Gentian Bejtja u ekzekutua me 30 plumba
Home
Breaking News

DETAJE NGA ATENTATI NË FUSHË-KRUJË/ Gentian Bejtja u ekzekutua me 30 plumba

16 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gentian Bejtja u ekzekutua pasditen e djeshme në hyrje të banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Ish-polici i kishte shpëtuar tre herë atentateve, por teksa shkoi dje në banesë ku ishte vetëm nëna e tij, armiqtë mesa duket e kishin mbajtur nën vëzhgim.

Ai u qëllua me 30 plumba nga një distancë e afërt, siç bëjnë me dije burimet për Report TV. Pjesa më e madhe e plumbave e ka kapur në fytyrë dhe në trup.

Gentian Bejtja ish-polic i burgjeve dhe një eksponent i njohur i botës së krimit është ekzekutuar në banesën e tij, ku u kthye pas 8 muajsh.

Më 4 korrik 2023 Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati, ku ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Nga ky atentat mbeti i vrarë vëllai i bashkëshortes së tij, Ramazan Sino, dhe iu plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç. Ramazan Sino ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra

Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja i shpëtoi një tjetër atentati, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë. Si pasojë e të shtënave, sapo kishte furnizuar mjetin me karburant, mbeti i plagosur Klodian Stafuka, i cili ndodhej në mjet me Gentian Bejtjan.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol në fshatin Nikël të Krujës. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Vuajti 10 vite burg e akuzuar si agjente e amerikanëve, jeta misterioze e konteshës Bianka de Corvin pas largimit nga Shqipëria
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, si do jenë temperaturat

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT