• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN PAMJET NGA QITJA ME POLIGON/ Hygerta Meta e vetmja që kap armën, djemtë refuzojnë
Home
Aktualitet
Kronikë

DALIN PAMJET NGA QITJA ME POLIGON/ Hygerta Meta e vetmja që kap armën, djemtë refuzojnë

12 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në foton e mësipërme është Hygerta Meta gjatë momentit që ka bërë qitje në poligon, si pjesë e një eksperimenti hetimor të policisë për të zbardhur vrasjen e Pëllumb Metës.

“Tv Klan” ka siguruar këtë foto teksa bën me dije se 19-vjeçarja kreu disa qitje radhazi, duke vërtetuar kështu se ajo dinte të përdorte armën. Për të kryer qitje në poligon është dërguar edhe pjesa tjetër e familjes së Pëllumb Metës, dy djemtë dhe bashkëshortja e tij, por që nuk kanë pranuar të kapin armën duke thënë se nuk dinë të bëjnë qitje.

Kujtojmë që Hygerta dhe Hysen Meta, dy fëmijët e Pëllumb Metës akuzohen se kanë vrarë babain e tyre. Policia e Shtetit zyrtarisht akuzon djalin e madh të familjes, Hysen Metën se është ai që ka shkrepur armën dhe ka vrarë të atin, ndërsa e pranishme ka qenë dhe motra, Hygerta.

Ndërkohë, studentja Hygerta Meta, pretendon se është ajo që e ka vrarë me katër plumba të atin në sallonin e shtëpisë dhe më pas e ka groposur në kasolle. Pëllumb Meta ka vdekur nga katër plumba që e kanë kapur specifikisht një në kokë dhe tre të tjerë në kraharor dhe bark.

Kasollja ku femijet groposen babain ne Durres
Kasollja ku femijet groposen babain ne Durres

Pëllumb Meta u vra më datë 13 shkurt dhe u zbulua vetëm 10 ditë më pas nga Policia e Durrësit, i groposur në kasollen e lopës pranë shtëpisë. Ka qenë vetë Hygerta Meta që i ka çuar hetuesit në vendin ku groposi të atin dhe i është kërkuar të gërmojë, sepse ka pretenduar se krimin e ka kryer ajo, e vetme.

Dyshohet se Hygerta Meta kërkon të marrë përsipër fajin pasi shpreson se mund të marrë një dënim më të lehtë se vëllai i saj, Hysen Meta.

Tre femijet e Pellumb Metes ne gjyq
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E TË RIUT NË FIER/ Arrestohet edhe një 17-vjeçar që mori pjesë në krim
Previous article IU GJETËN GJURMËT E GISHTËRINJVE/ Amarildo Meta: Nuk e kam prekur pistoletën, ndihmova vëllanë për të fshehur makinën

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT