• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA PËR ATENTATIN NË “DON BOSKO”/ Zbardhet dëshmia e Ahmetsulajt: Ja pse kam biseduar me Kevin Suçin
Home
Breaking News

U ARRESTUA PËR ATENTATIN NË “DON BOSKO”/ Zbardhet dëshmia e Ahmetsulajt: Ja pse kam biseduar me Kevin Suçin

27 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 37-vjeçarin Roland Ahmetsulaj, i arrestuar për atentatin e regjistruar në zonën e “Don Bosko-s” në Janar të vitit 2022, ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën 4 të tjerë.
Në dëshminë e dhënë para togave të zeza, Ahmetsulaj ka mohuar përfshirjen në ngjarje, teksa pretendon se me Kevin Suçin, i cili dyshohet se ka qenë ekzekutori, ka komunikuar vetëm për rregullimin e një makine.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen. Dy ditë para vrasjes kam patur bisedën me Kevin Suçin për rregullim makine. Më ka marrë për makinën nëse është rregulluar ose jo”, tha para gjykatës i riu.
Policia tha se ka patur shumë komunikime në orarin kur ka ndodhur ngjarja, por sipas avokatit të Ahmetsulaj biznesi i këtij të fundit ndodhet vetëm 700 m nga vendi i ngjarjes dhe se ka patur komunikime vetëm për punë. Edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë Indrit Gentjan Beqiraj, nuk e kanë përmendur emrin e klientit të tij sipas avokatit.

Roland Ahmetsulaj prej vitësh merret me servis makinash ku ambjenti i tij i punës ndodhet vetëm rreth 1 km larg vendit ku u regjistrua ngjarja e rëndë. Hetuesit kanë dyshime se duke përfituar nga kjo distancë e shkurter 37-vjecari dyshohet të këtë dhënë infomarcione drejt personit të shpallur në kërkim Kevin (Zeneli) Suçi.
Po ashtu, Policia po verifikon nëse Roland Ahmetsulaj ka dijeni për vendodhjen e makinës tip Benz që lëviznin autoret diten e ngjarjes. Deri më tani nga verfikimet ende nuk është arritur në zbulimin e kësaj makine.
Porositësi i këtij atentati akuzohet se ka qenë Kasandër Noga, për shkak të hasmërisë së vjetër. Ngjarja është zbardhur pas zbërthimit të telefonit të tij, pas arrestimit në Belgjikë. Në rolin e ekzekutorit ka qenë Kevin Suçi, bashkë me dy persona të tjerë të paidentifikuar nga Fushë Kruja.
Krahas këtyre personave, Zeneli ka kontaktuar për kryerjen e ngjarjes dhe Ilirian Feçin dhe vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj. Këta të fundit ishin personat që zbërthyen fillimisht ngjarjen përpara hetuesve të Policisë së Durrësit, të cilët i vunë ata në pranga në Tetor të 2022.
Sipas hetimeve shtetasi Kasandër Noga në bashkëpunim me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi), kanë zhvilluar takime dhe biseda, kanë siguruar dhe kanë dhënë shuma monetare, me qëllim vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu por është ngatërruar shënjestër duke ekzekutuar gabimisht Erion Çelën e plagosur 4 të tjerë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA E "21 JANARIT"/ Gjykata e Lartë vendos më 12 mars nëse do t’ia kalojë SPAK-ut
Previous article LIROHET NGA BURGU VANGJUSH DAKO/ Çfarë ka caktuar GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT