GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon ditën e sotme.
Bëhet me dije nga burimet për media se një vendim i tillë është marrë nga GJKKO për shkak se afatet e paraburgimit janë tejkaluar.
Nga ana tjetër kujtojmë se ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është arrestuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.


