Drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku janë pezulluar nga detyra dhe janë vënë në hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.
Të dy zyrtarët e Kadastrës akuzohen se kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin. Report Tv mëson se bëhet fjalë për një pallat që kishte shkelur lejen e ndërtimit, pasi kishte tejkaluar afatet e ndërtimit.
Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës. Por dy zyrtarët kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Kujtojmë se pezullimi i tyre, vjen pak kohë pasi 11 punonjës po ashtu u pezulluan nga detyra 11 punonjës të tjerë të Kadastrës me akuzën për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, për të cilën u dënuan me burg ish-zyrtar lokal të Lezhës.


