Një punonjës i Policisë së Fierit është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi efektivi është në hetim pasi dyshohet se u merrte para drejtuesve të mjeteve për të mos u vendosur gjoba kur ata shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Sipas AMP-së, Inspektor R. A., gjatë kontrolleve që ushtronte për drejtuesit e mjeteve, nuk i ndëshkonte ata me gjoba në rastet kur shkelnin Kodin Rrugor, por u merrte atyre ryshfet dhe më pas shoferët largoheshin pa asnjë gjobë.
Policit i është ndaluar edhe dalja jashtë shtetit, ndërsa është vënë në hetim për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


