• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI BEFASUES NË AUSTRALI/ Dënim për shefat nëse telefonojnë punonjësit pas orarit zyrtar
Home
Botë

LIGJI BEFASUES NË AUSTRALI/ Dënim për shefat nëse telefonojnë punonjësit pas orarit zyrtar

9 February, 2024 s.autor Botë

Australia pritet t`i japë dritën jeshile një ligji të ri i cili, ende pa i kaluar hallkat e aprovimit zyrtar, duket se e ka marrë pëlqimin e qytetarëve. Sipas nismës në fjalë, punonjësit do të kenë çdo të drejtë të injorojnë telefonatat dhe mesazhet e shefave e tyre jashtë orarit të punës. Madje këta të fundit, mund edhe të ndëshkohen për një veprim të tillë.

“Mendoj se është një ide e mrekullueshme. Të gjithë duhet të relaksohemi, të gjithë duhet të fikim telefonat dhe të mos shqetësohemi nga e-mailet dhe telefonatat jashtë orarit.  Ne nuk jemi makineri, jemi njerëz”, ishin disa prej reagimeve. “Ajo që po themi është se dikush që nuk paguhet 24 orë në ditë nuk duhet të penalizohet nëse nuk është “online” dhe i disponueshëm 24 orë në ditë”, u shpreh kryeministri australian Anthony Albanese.

Argumenti i qeverisë është se këto ndryshime do të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe do të kontribuojnë në rivendosjen e një ekuilibri të shëndetshëm mes punës dhe jetës personale. Punonjësit që mendojnë se po kontaktohen në mënyrë të paarsyeshme, fillimisht duhet ta adresojnë çështjen tek punëdhënësi i tyre. Nëse çështja mbetet e pazgjidhur, ata mund të ankohen tek autoritetet australiane të cilët do të vendosin gjoba ndaj punëdhënësve që shkelin rregullat.

Vende të tjera si Franca apo edhe Kenia, kanë ligje të ngjashme që i mbrojnë punonjësit nga telefonatat e punëdhënësve pas orarit zyrtar. NUk munguan megjithatë edhe zërat kundër si ai Andrew McKellar, shefi i Dhomës Australiane i cili e quajti një ide të kotë e aspak praktike.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDIHMË PO MË VRASIN"/ Avokati zbulon detajet tronditëse nga ekzekutimi i biznesmenit. Lufta e mafias që po trazon keq Greqinë
Previous article SHOKUESE NË FIER/ Dhunohen varret e dy të rinjve, familjarët: S’e dimë nëse janë brenda apo jo

s.autor

Postime të ngjashme

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7 Botë

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT