• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NDIHMË PO MË VRASIN”/ Avokati zbulon detajet tronditëse nga ekzekutimi i biznesmenit. Lufta e mafias që po trazon keq Greqinë
Home
Rajon

“NDIHMË PO MË VRASIN”/ Avokati zbulon detajet tronditëse nga ekzekutimi i biznesmenit. Lufta e mafias që po trazon keq Greqinë

9 February, 2024 s.autor Rajon

Avokati i biznesmenit të njohur grek Christos Gialia që u ekzekutua dy netë më parë në zonën e njohur si “Mandra” ka dhënë detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë duke theksuar se vrasësit janë ndjerë shumë të sigurt, por edhe me shumë fat teksa kanë kryer krimin.

Sipas tij, autorët e ndoqën dhe ekzekutuan biznesmenin në një zonë të frekuentuar dhe pranë shtëpisë ku ndodheshin badigardët e tij.

“Ata kanë ndjerë të sigurt, por edhe me fat pasi gjithçka ka ndodhur pranë shtëpisë ku në çdo moment kur të shkonte ndonjëri prej badigardëve të tij. Duket e çuditshme që kanë patur një guxim të tillë, por edhe kanë lënë gjurmë duke ia lehtësuar punën policisë”, tha ai në mediat greke.

Ndihmë, po më vrasin!

Policia po mbledh të gjitha faktet duke pyetur edhe ortakët e tij. Mësohet se biznesmeni ishte duke komunikuar në telefona teksa vrasësit i kanë prerë rrugën. Gjatë telefonatës ai i ka thënë shkurt: “Ndihmë! Po më vrasin”.

Blutë e Athinës kanë mësuar se ortaku tjetër ndodhej vetëm pak minuta pas makinës së Gialia-s dhe ka mbërritur aty shumë shpejt, por gjithçka kishte mbaruar pasi vrasësit i kishin vënë zjarrin edhe makinës me viktimën brenda pas ekzekutimit.

Shtëpia si fortesë

Gialia mbrohej, për arsye që policia nuk i di ende. Ai jetonte në një shtëpi të kthyer në fortesë dhe me mbikëqyrje të fortë me kamera dhe roje. Po ashtu, shtëpia kishte mure të larta mbrojtëse si edhe një kullë vëzhgimi.

Të gjitha këto nuk e kanë shpëtuar dot biznesmenin nga ekzekutimi.

Policia dyshon se vrasja e tij ka ndodhur në kuadër të luftës së mafias në Greqi, e cila prej 6-7 vitesh po sjell një numër të madh të vrarësh në Athinë dhe qytetet e tjera të mëdha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA ZGJEDHORE/ Mbledhja zhvillohet virtualisht, ‘Rithemelimi’ kërkon zëvendësimin e Alibeajt
Previous article LIGJI BEFASUES NË AUSTRALI/ Dënim për shefat nëse telefonojnë punonjësit pas orarit zyrtar

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT