• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOKUESE NË FIER/ Dhunohen varret e dy të rinjve, familjarët: S’e dimë nëse janë brenda apo jo
Home
Aktualitet
Kronikë

SHOKUESE NË FIER/ Dhunohen varret e dy të rinjve, familjarët: S’e dimë nëse janë brenda apo jo

9 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në varrezat e fshatit Grecali në Fier. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Asqeri Ristani. Ai tha se në këto varreza ka të varrosur vajzën e tij që ndërroi jetë në gusht 2023 si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ishte 29 vjeçe dhe ka lënë një fëmijë të mitur pas. “Para 10 ditësh më lajmëruan se varri ishte hapur. Erdha në varreza dhe kam parë që dheu kishte lëvizur. Ishte lëvizur gjysma e dheut nga pjesa e kokës. Afër ishte edhe një çarçaf që të mos linin gjurmë me dhe’. Nuk e di kush mund ta ketë bërë këtë, për ta vjedhur apo për diçka tjetër. Nuk e di nëse është brenda vajza apo jo. Ku nuk na shkon mendja” thotë Asqeriu.

Më tej pohon se në të njëjta varreza është hapur edhe varri i një të riu. Atë e kishin lënë hapur. Kishte plastmas dhe çarçaf afër varrit. “Nuk e di nëse ajo familje e ka denoncuar apo mbyllur, por di të them se unë kam lajmëruar policinë. Erdhi inspektori zonës dhe më dha një letër të bardhë që të firmosja. Nuk pranova se do ma mbyllnin çështjen, jo kanë ardhur kafshë të egra. Ku ka kafshë këtu në fushë? Me çarçafë dhe të hapnin varret” pohon Asqeriu. Ai shton se punonjësit e varrezave e kanë parë këtë dhe kanë lajmëruar policinë dhe familjarët. “Unë dua të di nëse është apo jo vajza ime atje brenda” përfundon ai.

Pas ankesës, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Njësinë Administrative Qendër në Fier. Administratori thotë se janë hapur dy varre. “Njërin e kishin zhvarrosur komplet. Besoj për të vjedhur kufomat. Një familje nuk donte ta vijonte denoncimin, pasi janë të vjetër. Pretendim ka edhe familja Ristani, por po merret policia” thotë Administratori, teksa shton se konstatimi është bërë nga punonjës të pastrimit, në varësi të Bashkisë së Fierit.
Gazetarët shkojnë edhe te Drejtoria e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Fier, ku punonjësit treguan se ata merren me qytetin. Përgjegjësi telefonon brigadierin e varrezave të fshatrave, i cili i thotë se atje s’kanë roje. “Janë një grup punëtorësh që shkojnë 1 herë në javë për pastrim. Ata kishin parë varret e hapura dhe kishin lajmëruar policinë. Ata kishin parë dy varre të hapura” thotë brigadieri.

Fiksi telefonon edhe inspektorin e policisë së zonës Petrit Mema. Tha se është lajmëruar nga banorët e zonës. Fiksi e pyet se për çfarë ishte letra e bardhë, teksa përgjigjet se “për procedurë”. Gazetarët e pyesin për çarçafët dhe plastmasi, pasi atje ishte djegur. “Atje duhet të ishin” thotë ai me habi. Pyetjes se përse nuk u sekuestruan, përgjigjet se është marrë Shefi Krimeve. Më tej pohon se njëra nga familjet nuk ka dashur ta ndjekë me çështje hetimore, ndërkohë që ankesa e familjes Ristani është dërguar në prokurori.

Fiks Fare kontaktoi me Drejtorinë e Policisë së Fierit, duke e pyetur për të gjitha pretendimet e denoncuesit. Sipas tyre, z. Ristani ka njoftuar sallën operative në datë 28 janar, pasi ka konstatuar lëvizje të dherave të varrit të vajzës së tij, në varrezat e fshatit Grecalli. Në përgjigje thuhet se: “Menjëherë pas njoftimit, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e rastit. Janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale. Më datë 31 janar 2024, materialet janë referuar në Prokurori, ku është regjistruar procedimi penal nr.209, i vitit 2024, për veprën penale ‘Dhunimi i varreve’”.

Sipas tyre, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të saj. “Po punohet nën drejtimin e prokurorit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme sipas kërkesave/pretendimeve të z.Ristani, i cili do të njoftohet për ecurinë e zbardhjes së kësaj ngjarjeje” përfundon njoftimi i policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGJI BEFASUES NË AUSTRALI/ Dënim për shefat nëse telefonojnë punonjësit pas orarit zyrtar
Previous article RENEA ARRESTOI KRAHUN E DJATHTË TË MIKUT TË ERVIS MARTINAJ/ Balla: Koha e dekonspirimit të operacioneve, ka përfunduar

s.autor

Postime të ngjashme

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Debate për transmetimin LIVE të seancës, avokati i Veliajt akuzon për censurë Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Debate për transmetimin LIVE të seancës, avokati i Veliajt akuzon për censurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT