“S’kanë turp dhe protestojnë në emër të qytetarëve dhe për një shëndetësi që e lanë në harresë.”
Ishte ky mesazhi i sotëm i kryeministrit Rama, por sipas kreut të Grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, fjalët e kreut të qeverisë mbeten boshe dhe tregojnë sërish sesa “tralala” është Rama kur fjala vjen për sektorin e shëndetësisë.
Vasili shkruan në rrjetin social se pacientët dhe të sëmurët kërkojnë ilaçe dhe jo video për arritjet e partisë. Vasili shton më tutje se kushdo që i kërkon llogari kryeministrit për ilaçet e premtuara por kurrë të dhëna nga qeveria, detyrimisht është një person i paturpt, një armik e një kazan.
Për më tepër lexoni statusin e Vasilit:
Kryeminister populli kerkon ilace pra jetën ne onkologji, ndersa ti i jep video.
Kryeministri shan keq popullin per onkologjine sepse populli dhe zonja nga rresheni kerkuan ilace dhe kryeministri nuk jua jepte prej muaj te tere.
Populli nuk “e di” qe po ti kerkosh kryeministrit ilacet, qe te perkasin je edhe pa turp,je edhe armik,je edhe kazan,prandaj ai e shan popullin dhe i thote: s’ke turp.
Pastaj kryeministri tralala ne vend tu jape ilace qe jane jeta per pacientet, u jep nje video si perhere, nga ato, qe i japin te tijte per ta tallur dhe ky e merr seriozisht, se shkollepak eshte dhe nuk kupton hicgje nga mjeksia
Kryeminister te semuret duan ilace nuk duan video,duan zgjidhje per jeten dhe jo mashtrime qe jua marin jeten,pasi kur muaj te tere qe barnat u mungojne pacienteve, semundjet rendohen,shendeti i tyre rrenohet dhe mjaft prej tyre humbasin edhe jeten.
STATUSI i Ramës
MIRËMËNGJES ????
dhe me këto 2 minuta të vetme që i tregojnë kujtdo që do të shikojë e tē dëgjojnë, ndryshimin themelor mes nesh e atyre që sot s’kanë turp të shajnë e të protestojnë për shëndetësinë që vetëm e shkatërruan, ju uroj një ditë të mbarë????


