Gjatë fjalës së tij në seancës së Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se deputetët e mazhoraancës janë të tmerruar nga protesta e opozitës e paralajmëruar ditën e shtunë. Duke iu referuar largimeve të deputetëve nga Kuvendi, Berisha paralajmëroi deputetët e opozitës duke bërë pyetjen se ku do futen ata ditën e protestës.
“Keni ngel një thelë të gjithë ministrat e të turpëruar nga vetja e tyre. Ju jeni tmerruar nga super protesta që po afron. Deputetët ikën të gjithë dhe nuk ka asnjë. Çfarë do bëni ju ditën e protestës, kur ju ja mbathni dy ditë më parë. Ku do futeni ju ditën e protestës?“- tha Berisha.


