• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E REJA HUMBI JETË PAS NDËRHYRJES PLASTIKE/ Vëllai: Vuante nga kanceri, mjekët i thanë se s’ka rrezik! I ra trombozë
Home
Aktualitet
Kronikë

E REJA HUMBI JETË PAS NDËRHYRJES PLASTIKE/ Vëllai: Vuante nga kanceri, mjekët i thanë se s’ka rrezik! I ra trombozë

31 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arenc Hasalla, vëllai i së ndjerës Lirida Hasalla, e cila humbi jetën pas një ndërhyrje plastike në spitalin Amerikan 2, ka treguar për Report Tv se si mjekët e futën në operacion motrën e tij edhe pse kjo e fundit vuante nga kanceri.

Ai thotë se mjekët i kanë thënë motrës se nuk ka pasur rrezik nëse i nënshtrohej kësaj ndërhyrje kirurgjikale për të cilën janë paguar 4 mijë euro, sipas familjarëve. Ai thotë se motra nuk dihej të ishte futur fare në operacion pasi trupi i saj nuk e përballonte narkozën, duke qenë se prej 2 vitesh vuante nga kanceri. Ai tregon për Report Tv se motrës i ndalohej edhe të hiqte dhëmballë, apo të merrte antibiotikë pasi vuante nga kanceri në mitër. Tumori sipas familjarëve i është përhapur në 75% të trupit.

“E ndjera e kishte emrin Lirida Hasalli, 28 vjeç. Vuante nga një sëmundje kanceri dhe kurohej në Belgjikë. Vjen në Shqipëri për të bërë një vizitë te Amerikani, për të bërë një operacion për të hequr disa kile. Ajo nuk duhet të ishte operuar fare sipas mjekëve se nuk i lejohet. Duke parë edhe kartelën që ka nuk duhet ta lejojnë fare. Kishte 2 vite që kurohej. Kishte përmirësime kohët e fundit, sëmundja e tillë që nuk e lejon me bo asnjë lloj veprimi, as me heq dhëmballë, as antibiotikë asgjë. Me dëshirën e saj ka shkuar, ndoshta se ka ditë që mund të ishte shumë e rrezikshme. Mjekët i kanë thënë s’ke pas rrezik. Ajo s’duhej të ishte futur fare në operim, narkozën nuk e pranon fare trupi me kancer.

Më tej, në intervistën për gazetaren Ledina Jakimi, ai tregon se pasi ka dalë nga operacioni, të nesërmen në mëngjes e motra ka kërkuar të shkojë në tualet. Këtu nuk është ndihmuar as nga infermieret e spitalit Amerikan 2 dhe është çuar vetë në këmbë për të shkuar në spital. Në këtë moment e reja ka rënë në tokë dhe ka pësuar trombozë, më pas është dërguar në reaminacion, por fatkeqësisht më pas ka humbur jetën.

Është futur nga ora 14:30-15:30 të hënën. Ka ndenjur në mbikëqyrje të mjekëve. Të nesërmen është zgjuar. Në orën 10:00 ka dashur të shkojë tualet një nga infermierët i thotë shko vetë. Në momentin që është ngritur është rrëzuar, i ka rënë trombozë. Kam familjarët që kanë shoqëruar. Pastaj u fut në sallë reanimacioni, pa ndjenja, 6 orë. Kishte marrë fund. Spitali Amerikan 2 nuk i kishte kushtet. Mjekja nuk duhej ta kishte marrë përsipër një rast të tillë. Kur sheh një kartelë të tillë që është me kancer s’duhej ta kishte pranuar fare.”, thotë Arenc Hasalla për Report Tv.

Familjarët hedhin akuza ndaj mjekes Rezarta Kapaj. Vajza u fut në operacion të hënën në orën 14:30. Familjarët hedhin akuza nga mjekes dhe spitalit Amerikan 2 se nuk i kishte kushtet. Ata thonë se 28-vjeçares nuk i bënë gjilpërë për të parandaluar trombozën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO E SHOHIM SE KUSH ËSHTË E PËRDALË"/ Rikja kërcënon Ilnisën: Mbaje mend ça do bëj
Previous article "IKU SI ZONJË, POR DOLI E VDEKUR"/ Irida erdhi nga Belgjika për të hequr dhjamin në Tiranë! Drama në familjen Hasalla

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT