• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DISTANCOHET NGA BERISHA? Salianji: Aksionin e opozitës duhet ta diversifikojmë në terren…
Home
Politikë

DISTANCOHET NGA BERISHA? Salianji: Aksionin e opozitës duhet ta diversifikojmë në terren…

24 January, 2024 s.autor Politikë

Deputeti Ervin Salianji thotë se bashkimi në Partinë Demokratike nuk po ecën me hapat e duhura. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Salianji tha se hapat drejt bashkimit janë të ngadalta pasi ka diferenca mes palëve. Sa i takon aksionin opozitar, Salianji thotë se duhet të diversifikohet dhe të dalin në terren.

‘Ajo që po ndodh me bashkimin është një proces i vonuar i cili nuk po ecet me hapat e duhura. Duhet të avanconte shumë. Është e domosdoshëm që opozita duhet të unifikohet duke marrë parasysh të gjitha diferencat që kemi të paktën në aksionin politik. Hapat janë të ngadalta. Besoj se do të kemi kohë për të diskutuar pse dhe si. Shpresoj që ky proces të mos vonohet dhe të pengohet.

Duhet të shkojmë përtej këtij aksioni parlamentar, duhet të shkojmë tek qytetarët. Të shkojmë përtej. Është e domosdoshëm që opozita të diversfikojë aksionin e saj, me komunikimin me qytetarët me bërjen e opozitës përtej fokusimit në një pikë apo dy pika të caktuara.’- tha Salianji.

Sa i takon një bashkëpunimi me Lulzim Bashën, Salianji tha se nëse nuk ka qëndrime të përbashkëta nuk mund të gjesh forma bashkëpunimi.

Në politikë ecën me qëndrime nëse janë dy interesa të ndryshme s’ke sesi të gjesh forma bashkëpunimi. Deri tani shoh se na aksionin e tyre ka më shumë tendencë për të bashkëpunuar me qeverinë dhe sulmua opozitën.’- tha Salianji.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me qasjen e tij pro Berishës dhe krisjes me Lulzim Bashën, Salianji tha se nuk mund të bëjë sikur nuk e njeh votuesin i cili sipas tij në këtë momend është me Berishën. Deputeti demokrat tha se Lulzim Basha e trajton partinë si pronë dhe nuk ikën megjithëse mund të katandiset me 1%.

‘Unë kam bërë një betejë që duke mbrojtur mendimet që unë besoj në politikë dhe këtë betejë e kam bërë edhe më shumë se Basha. Kemi pasur një beteja brendpartiake, betejën më të madhe e kemi mbajtur në terren. Kam bërë jo vetëm deklarata kundër Berishës, ndërkohë që Basha u mbyll nuk bëri asnjë komunikim përtej.

Në këtë kontekst edhe për shkak të mos bërjes së betejës në dolëm pakicë. Unë nuk kam qëndruar qëndrimet për besimin në raport me çka Shqipëria ka nevojë, por nuk mund të bëj sikur se njoh votuesin i cili në këtë moment ka vendosur që Berisha të ketë shumicën e mbështetësve tek demokratët.

Ne nuk vijmë dot pa mbështetësit e Berishës në pushtet, demokratët kanë vendosur kështu dhe ne duhet të jemi në një lloj bashkëjetesë me mendime të ndryshme. Nuk duhet të ketë koncept pronë mbi partinë, kush vjen një herë nuk ikën më e mban partinë edhe pse katandiset me 1% apo më pak. Nuk mban përgjegjësi për rezultatin, sillet sikur e ka për interesa të veta, nuk lejon meritokracinë rregulla gara. Nëse Berisha është në këtë pozitë dominante është edhe për shkak të rikthimit të Bashës në politikë.’- tha Salianji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIJIMI I MINISTRISË SË RE/ Ja kush do jetë zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Previous article RINDËRTIMI I UKRAINËS PAS LUFTËS/ Një komitet i Senatit miraton legjislacionin për konfiskimin e aseteve ruse

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT