• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIJIMI I MINISTRISË SË RE/ Ja kush do jetë zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Home
Politikë

KRIJIMI I MINISTRISË SË RE/ Ja kush do jetë zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

24 January, 2024 s.autor Politikë

Lira Pipa emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Kujtojmë që Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është një dikaster i ri i krijuar nga kryeministri Edi Rama, në krye të të cilit u dekretua Blendi Gonxhe.

Kush është Liri Pipa?

Znj Lira Pipa ka lindur në Tiranë, më 24 Qershor 1991. Gjatë viteve 2009 – 2012, ka kryer studimet pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës dega Administrim Biznesi.

Më pas gjatë viteve 2012 – 2014, ka përfunduar me rezultate të larta studimet Master në Marketing, pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës.

Pas studimeve, ajo është bërë pjesë e praktikës dy-mujore të ofruar nga programi i bursës “Walter Hallstein’’, në Ludwigsburg, Stuttgart, Gjermani, përvojë e vlefshme për t’u njohur nga afër me bashkinë dhe strukturat lokale, pozicionet e ndryshme të punës, si dhe praktikat që ndiqeshin për programet financiare dhe adresimin e problematikave në qytet në këshillin bashkiak.

Gjatë viteve 2013 – 2016, znj Lira Pipa ka punuar si asistente administrative dhe e marketingut në studion ligjore “Frost & Fire Consulting” ku është angazhuar për organizimin e dokumentacioneve, raporteve dhe informacionit për kompaninë dhe për klientët, mbajtjen e të dhënave financiare të zyrës, përgatitja e faturave, listëpagesave, pasqyrave financiare dhe ndërlidhja me autoritetet dhe institucionet vendore për të gjitha shërbimet e nevojshme.

Gjatë viteve 2016 – 2019, ajo ka dhënë kontributin e saj si specialiste pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik, në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit. Në këtë pozicion, është angazhuar me përgatitjen e materialeve për publikime dhe mirëmbajtjen e rrjeteve sociale, planifikimin dhe implementimin e strategjive të Medias Sociale dhe Planit të Medias, promovimin e aktiviteteve dhe eventeve të Agjencisë, si dhe realizimet grafike të përshtatshme për publikime të ndryshme.

Nga viti 2019, Lira Pipa i është bashkuar stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në pozicionin e drejtorit të Kabinetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË AKSIN FUSHË KRUJË-TIRANË/ Automjeti përplas këmbësorin, dërgohet te Trauma
Previous article DISTANCOHET NGA BERISHA? Salianji: Aksionin e opozitës duhet ta diversifikojmë në terren...

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT