• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E KAPI THIKËN ME DUAR…”/ Dyshime se pas vrasjes së shqiptarit qëndron krimi i pasionit
Home
Breaking News

“E KAPI THIKËN ME DUAR…”/ Dyshime se pas vrasjes së shqiptarit qëndron krimi i pasionit

23 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një takim që përfundoi keq. Ai me gjasë tentoi t’i ikte vrasësit, duke u larguar gati 100 metra nga makina, që u gjet në vendin ku ndodhi krimi. Vdekja e Bledar Dedjas, shqiptarit 39-vjeçar që jetonte në Asolo (Treviso), i cili u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës në pyjet e Paderno del Grappa, ka ndodhur orët e vona të pasdites të së shtunës. Teksa pritet që mbi trupin e viktimës të kryhet autopsia, nga ekzaminimi i parë i autoriteteve rezulton se trupi i tij ka qëndruar i ekspozuar në temperaturat e ulëta të natës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, një gjë është e sigurt, vrasja e 39-vjeçarit nuk ka ndodhur për shkak të një tentative për ta grabitur. Portofoli dhe të gjitha sendet personale as nuk janë prekur nga vrasësi. Këtë e konfirmon prokurori i Treviso-s, Marco Martani, i cili ndonëse i rezervuar në dhënien e detajeve, konfirmon se po analizohen telefonatat e fundit të viktimës, mes të cilave edhe biseda që pati me kunatën e tij në orën 16:15 të së shtunës.

Karabinierët kanë marrë po ashtu në pyetje familjarët dhe miqtë e 39-vjeçarit. Kryesore për ta është të zbulojnë se kë do të takonte pasditen e së shtunës. Një prej pistave që duket se hetuesit po fokusohen më së shumti është ajo e krimit të pasionit, me gjasë edhe pasi ai u gjet me pantallonat e ulur.

Në kërkim është edhe arma e krimit, një thikë që u përdor për ta goditur të paktën 15 herë viktimën. Goditja fatale ishte në mushkëri, ndërsa të shumta janë plagët që mori në duar në tentativë për t’u mbrojtur. Gjatë kësaj tentative ai e kapi thikë edhe me duar.Zona ku ndodhi vrasja nuk është e mbuluar me kamera sigurie publike. E vetmja shpresë është që makina Mercedes e viktimës të jetë kapur në një prej kamerave private të instaluara nga shtëpitë private në zonë, e që mund të kenë fiksuar momentin kur Dedja mbërriti në Paderno. Ndoshta të zbulojë po ashtu nëse viktima ishte vetëm apo në shoqëri të dikujt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O TË MORSHA TË LIGAT"/ Militantët brohorasin Berishën pas hekurave të SPAK
Previous article FOTOLAJM / Berisha del për herë të parë nga banesa që prej 30 dhjetorit

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT