• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ekstradohen dy shtetas shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ekstradohen dy shtetas shqiptarë

14 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shtetas shqiptar janë ekstraduar në vendin tonë, ndërsa akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

BalkanWeb mëson se ekstradohet nga Italia, 32-vjeccari Gjergji Luli, i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve. Ky shtetas dyshohet se i ka shitur një sasi lënde narkotike kokainë, 2 shtetasve të tjerë shqiptarë, të cilët më pas e kanë trafikuar dhe shitur lëndën narkotike, në Itali.

I ekstraduari i dytë është 48-vjeçari Arben Cufe, i akuzuar si organizator i trafikimit të një sasie lëndë narkotike kanabis, në Greqi.

Njoftimi:

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në shtetet ku ata duhet të kryejnë dënimin, është bërë i mundur ekstradimi në Shqipëri, i 2 shtetasve shqiptarë që kanë qenë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Italia, shtetasi Gj. L., 32 vjeç. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi Gj. L., në bashkëpunim me shtetasin A. L., dyshohet se ka transportuar dhe më pas i ka shitur një sasi lënde narkotike kokainë, për 200 000 euro, shtetasve R. Z. dhe Gj. Z., të cilët më pas e kanë trafikuar dhe shitur këtë sasi lënde narkotike, në zonën e Bergamos, Itali, në periudhën mars-nëntor të vitit 2016.

Gjithashtu, në janar të vitit 2017, në Bergamo, është sekuestruar edhe një sasi tjetër kokaine, që dyshohet se shtetasit Gj. L. dhe A. L. ia kishin shitur shtetasve R. Z. dhe Gj. Z..

-Po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, është ekstraduar nga Greqia, shtetasi A. C., 48 vjeç. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, në vitin 2019, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. C., në bashkëpunim me shtetasin V. H., dyshohet se ka organizuar trafikimin e një sasie lënde narkotike kanabis, në Greqi. Sasia e lëndës narkotike është transportuar në Greqi, kundrejt pagesës në euro nga 4 shtetas, të cilët janë arrestuar nga Policia.

2 shtetasit e ekstraduar në Shqipëri iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA NJË ELEMENT TRONDITËS"/ Krimologu grek flet pas vrasjes së 33-vjeçarit shqiptar nga kunati: Autori e ka kuptuar...
Previous article PËRMBYTJE REKORD NË SHBA/ Niveli i ujit arrin në 4 metra, ndërprerje të energjisë në disa shtete

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT