• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET VRASJA E “BOSIT” SHQIPTAR TË KAZINOVE/ Autori në burg për 2 vrasje të tjera
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHET VRASJA E “BOSIT” SHQIPTAR TË KAZINOVE/ Autori në burg për 2 vrasje të tjera

11 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia greke ka zbardhur ekzekutimin mafioz të shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, Orhan Bajrami, i cili u ekzekutua në një atentat më 15 korrik 2023, gjatë kohës që ishte me pushime në Kalkidhiki.

Atentati u krye nga një skuadër prej disa personash, të cilët qëlluan për vdekje me një pistoletë zastava të kalibrit 7.65 mm, Ohran Bajramin, si dhe plagosën rëndë bashkëshoqëruesin e tij Sead Sezlovijk.

Prej hetimeve rezultoi se autor i ngjarjes është Gani Tusha alias Marku i datëlindjes 1991, shtetas i Maqedonisë së Veriut me orgjinë shqiptare.

Mediat greke bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të tij, edhe këta shtetas të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare.

Policia mundi të identifikojë autorin pasi vetëm rreth 300 metra më tej nga vendi ku u ekzekutua Orham Barjami u gjetën pistoleta zastava me 5 fishekë, një palë doreza, size të errëta dhe kapuçi që ekzekutori mbante për të mos u identifikuar.

Nga analiza laboratorike e këtyre sendeve me metodën e ADN-së, hetuesit grekë dolën në përfundimin se Gani Tusha ishte padiskutim ekzekutori i Bajramit.

Autori, Gani Tusha

Policia greke thotë se Tusha mbahet në një burg të Shkupit pasi akuzohet se ka vrarë dy anëtarë të një organizate rivale marsin e kaluar. Ai u arrestua fill pas ekzekutimit të Bajramit në Kalkidhiki, por deri tani nuk ishte akuzuar për këtë krim. Ndaj tij u lëshua urdhër arresti dhe kërkesë për ekstradim.

Kujtojmë se viktima, Orhan Bajrami, ishte një biznesmen i njohur në fushën e kazinove në Maqedoninë e Veriut.

Ai dyshohet se lideri i bandës rivale me autorin, ku konfliktet kishin lindur për shkak të trafikut të drogës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E VRANË DHE E FUTËN NË NJË SËNDUK/ Ja momenti ku dy autorët largojnë trupin e 41 vjeçares shqiptare nga banesa
Previous article "AJO I THOSHTE HAJDE MË MERR"/ 33-vjeçari në Divjakë u arrestua për përdhunim, nëna e tij: Është i martuar me vajzën

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT