• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JU LARTËSONI EMRIN E SHQIPËRISË”/ Begaj viziton ushtarët shqiptarë të KFOR-it në Pejë
Home
Politikë

“JU LARTËSONI EMRIN E SHQIPËRISË”/ Begaj viziton ushtarët shqiptarë të KFOR-it në Pejë

30 December, 2023 s.autor Politikë

Presidenti i Republikës ndau ditën sot me efektivët shqiptarë që ndodhen në Komandën Rajonale Perëndim, “Camp Villagio Italia”, KFOR, Pejë, Kosovë.

Presidenti Begaj shkëmbeu me ta urimet për vitin e ri 2024. Fillimisht, Presidenti u takua me Kolonel Gabriele Vacca, Komandantin e bazës ushtarake.

Në këtë takim Presidenti shprehu edhe një herë vlerësimin e tij për KFOR -in, si një histori suksesi.

“Ajo që ju po bëni këtu është shumë e rëndësishme në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon”, – i tha Presidenti Komandantit Vacca.

Presidenti falënderoi Italinë që e drejton këtë bazë duke koordinuar trupat e vendeve të ndryshme, të cilat tashmë kanë krijuar një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre. Presidenti nënshkroi Librin e Vizitorëve të Nderit të bazës.

Vizita e Presidentit vijoi me një takim me trupat shqiptare që shërbejnë në bazë, të cilët i falënderoi për shërbimin që kryejnë ndaj atdheut dhe flamurit, si dhe uroi një vit të ri me shëndet, begati e paqe për ta.

“ Ju falënderoj për devotshmërinë, profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të cilat kryeni detyrat tuaja.
Sot gjendeni larg familjeve tuaja, por të jeni të sigurt se jeni gjimnonë në mendjet dhe zemrat tona”, – iu drejtua Presidenti Begaj efektivëve ushtarakë.
Ndër të tjera, Presidenti shtoi: “ Si përfaqësues të vendit tonë në misione paqeruajtëse, ju e lartësoni emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo që ndodheni. Ju mishëroni vlerat tona më të mira. Falë punës suaj, vendi ynë konsiderohet partner i besueshëm në NATO.”

“Në kontekstin aktual të sigurisë botërore, angazhimi juaj përbën një kontribut kritik”, theksoi Presidenti.

“Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë si anëtare e Nato-s.
Natyrisht, kjo kërkon rritje të buxhetit të Mbrojtjes dhe mbështetje për Forcat tona të Armatosura, kërkon mbështetje të familjeve për familjet tuaja dhe krijimin e kushteve, që ju të trajtoheni e të përgatiteni sa më mirë.

Sot NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por edhe roje e vlerave të bashkësisë demokratike në botë, ndaj ne do të vijojmë angazhimin tonë maksimal në mbrojtje të vlerave të qytetërimit perëndimor, në të cilin bëjmë pjesë”. Më tej, Presidenti Begaj vizitoi ekspozitën e pajisjeve ushtarake të batalionit kinetik të bazës. Presidenti iu bashkua efektivëve të kësaj baze dhe drekoi bashkë me ushtarakët shqiptarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATI I ZI I GRAVE SHQIPTARE/ RASTET e trishta, kur nuk u shpëtuan dorës mizore të burrave vrasës në Shqipëri
Previous article FRANC ÇOPJA EKSTRADOHET NGA DUBAI NË BELGJIKË/ Përplasjet e grupeve në Elbasan, lidhja me masakrën e Bradasheshit për pazaret e drogës

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT