• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK DI KU T’I FSHEH 1.6 MILION PAUND”/ 24 vite burg për “Tullacin” shqiptar, që “zbardhi” Britaninë me kokainë
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK DI KU T’I FSHEH 1.6 MILION PAUND”/ 24 vite burg për “Tullacin” shqiptar, që “zbardhi” Britaninë me kokainë

20 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Helios Nanaj, një 37-vjeçar shqiptar që njihet si mbreti i kokainës dhe që u arrestua gjatë sekuestrimit të sasisë më të madhe të drogës së kapur në historinë e qarkut Gloucestershire, është dënuar me 24 vite burg nga drejtësia angleze.

I ashtuquajturi “Tullaci”, Nanaj u shpall fajtor për katër akuza që lidhen me shpërndarjen e drogës së klasit A dhe një akuzë për import të një sasie rekord kokaine në Britani.

37-vjeçari u arrestua pas një hetimi nga Policia e Gloucestershire dhe Agjencia Kombëtare e Krimit pasi zbërthyen të dhënat e marra nga telefonat e një grupi kriminal të koduar sipas një stili ushtarak.

Çështja për të cilën Nanaj u hetua ekspozoi një pjesë të madhe të tregtisë së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, pasi rrjeti që ai drejtonte futi në ishull disa qindra kilogramë drogë.

Imazhet që prokurorët nxorën nga telefoni i tij tregojnë që reklamonte veten duke pozuar ne foto me para dhe veshje të shtrenjta apo pajisje, duke menduar se brenda rrjetit ku komunikonte me anëtarët e grupit ishte plotësisht e sigurt.

“Perandoria” e kokainës u shemb kur Encrochat u godit nga Europol në maj 2020, duke zbuluar informacione rreth rrjeteve të furnizimit me drogë në të gjithë kontinentin.

Po atë muaj, policia arrestoi një nga shpërndarësit që punonte për llogari të Nanajt në Gloucester me rreth 60,000 £ cash, që i kishte përfituar nga shitja e dy kilogramëve kokainë.

Dhimitri Gjini, u gjet me një telefon të koduar Encrochat, i cili u zbërthye nga NCA për të identifikuar më pas furnitorin, që ishte Nanaj me banim në Londër, i cili përdorte pseudonimin “Boboku” dhe “Lilacmind”, e në atë kohë po lëvizte sasi të mëdha të kokainës në të gjithë vendin, duke përfshirë qarkun e Gloucestershire.

Më pas regjistrat e tij të bisedave zbuluan se ai nuk ishte vetëm përgjegjës për rreth 500 kg kokainë të importuar, por edhe se Nanaj kishte fituar aq shumë para sa gjatë pandemisë, ai po ankohej se nuk kishte se ku t’i fshihte 1.6 milion £ që kishte në gjendje.

Prokurorja e çështjes, Ann Hampshire tha në gjykatë se Nanaj ishte “kreu i një grupi të gjerë të krimit të organizuar që përdorte një rrjet shumë të sofistikuar për të importuar dhe shpërndarë në Mbretërinë e Bashkuar qindra kilogramë drogë shumë të rrezikshme“.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I AKUZUAR PËR KORRUPSION NË ZGJEDHJE/ GJKKO nis gjykimin për kryebashkiakun e Rrogozhinës
Previous article E KËRCËNONTE PREJ NJË VITI/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçares italiane shtatzënë: Do të të nxjerr videot

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal Aktualitet

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori Aktualitet

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes Aktualitet

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT