• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E KËRCËNONTE PREJ NJË VITI/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçares italiane shtatzënë: Do të të nxjerr videot
Home
Breaking News

E KËRCËNONTE PREJ NJË VITI/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçares italiane shtatzënë: Do të të nxjerr videot

20 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja e Vanessa Ballan, 27-vjeçares italiane, e cila u masakrua me thikë nga 41-vjecari nga Kosova në provincën e Trevisos në Itali.

41-vjecari, i cili u arrestua disa orë pasi kishte kryer krimin nuk arrinte ta pranonte ndarjen nga partnerja italiane me të cilën kishte pasur një histori të shkurtër dashurie shkruajnë mediat italiane.

Ai prej një viti e përndiqte 27-vjeçaren duke e kërcënuar se do ta vriste dhe do t’i tregonte bashkëshortit videot intime nëse nuk rikthehej me të.

“Nëse nuk kthehesh me mua do të të vras, do t’i tregoj bashkëshortit tënd videot tona intime që kemi bërë bashkë”- i drejtohej 41-vjecari -ish-partneres së tij. Çifti kishte pasur një lidhje kur ajo ishte ende një adoleshente.

E reja italiane e denoncoi në polici më 26 tetor por asnjë masë nuk u mor ndaj 41-vjecarit. Pas denoncimit u duk sikur situata u qetësua, kjo pas kontrollit të policisë në shtëpinë e tij.

Prokuroria deklaronte se nuk kishte prova për të arrestuar 41-vjecarin pasi mesazhet kërcënuese ishin fshirë nga celulari i 27-vjecares për mos i parë bashkëshorti i saj. Ata raportonin se ishin duke hetuar mbi çështjen.

Sipas mediave italiane ka qenë shtatzënia e dytë e së resë, e cila ishte në muajin e tretë, e ka acaruar në maksimum 41-vjecarin deri sa mori aktin ekstrem të vrasjes.

41-vjecari nga Kosova kishte postuar edhe disa herë video në TikTok ku fliste për dashurinë e tij.

‘Unë të kam dhuruar zemrën por ti mos e ço në djall”. Pra kjo tregonte se ai nuk ishte dorëzuar kurrë dhe dëshironte që ajo të kthehej me të. 27-vjeçarja italiane prej 11 vitesh ishte martuar dhe ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK DI KU T'I FSHEH 1.6 MILION PAUND"/ 24 vite burg për “Tullacin” shqiptar, që “zbardhi” Britaninë me kokainë
Previous article U PLAGOS NË SY TË VËLLAIT DHE TË DASHURËS/ 30-vjeçari shqiptar tentoi t’i merrte armën autorit

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri Aktualitet

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen Aktualitet

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT