Mes tymueseve PS miratoi sot me 74 vota pro rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend duke penguar zhvillimin normal të seancës.
Deputetët e grupit Berisha dhe të Bardhit përsëritën sot skenarin e kaosit në Kuvend. Fillimisht deputetët e përjashtuar të Rithemelimit u përplasën me gardën e cila kishte bllokuar derën dhe nuk i lejonte ata të hyjnë. Protagonisti kryesor i kaosit, si çdo herë, ishte Flamur Noka.
Krahu i djathtë i Sali Berishës, për të cilin SPAK i kërkon kuvendit autorizim për arrestim/heqje lirie pasi refuzoi zbatimin e vendimit të GJKKO-së në kuadër të hetimit për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Pasi deputetët e përjashtuar u larguan nga dera kryesore për të tentuar të hyjnë nga një derë tjetër garda hapi dyert për të lejuar hyrjen e deputetëve të tjerë brenda. Ndonëse iu nënshtruan një kontrolli të rreptë sërish u futën tymuese brenda.
Sa nisi seanca Edmond Spaho i ndimuar nga Saimir Korreshi ndezën flakadanë në seancë. Kryetarja e Kuvendit Nikolla kaloi në votim pa diskutim pr/ligjet në rendin e dites duke miratuar me 74 vota rregulloren e re te Kuvendit, e cila parashikon deri në 60 ditë përjashtim të deputetëve. Po me 74 vota u miratua futja e ‘Oksidit të azotit’ te lëndët psikotrope.
Ndërkohë u hoq nga rendi i ditës miratimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët pasi dje Gjykata Kushtetuese e pezulloi deri me daljen e një vendimi më 18 janar 2023.
Ndiqni të gjitha zhvillimet më poshtë
Deputetët e përjashtuar
- Gazment Bardhi
- Sali Berisha
- Flamur Noka
- Edi Paloka
- Albana Vokshi
- Elda Hoti
- Ervin Salianji
- Bledion Nallbati
- Asllan Dogjani
- Lefter Gështenja
- Isuf Çelaj
- Luan Baçi
- Xhelal Mziu


