• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR ME 25 VITE BURG PËR VRASJEN E SANTIAGO MALKO/ Blendi Teta rrëfen njohjen me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka: Iu shita kompaninë e basteve
Home
Breaking News

I DËNUAR ME 25 VITE BURG PËR VRASJEN E SANTIAGO MALKO/ Blendi Teta rrëfen njohjen me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka: Iu shita kompaninë e basteve

6 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Blendi Teta, i dënuari me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019, ka rrëfyer sot në gjykatë detaje mbi njohjen e tij me të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, dhe vëllezërit Erlis dhe Leonard Duka që kanë patur përplasje me “mbretin” e lojërave të fatit para se ky i fundit të zhdukej.

Duke deklaruar se nuk e njihte Santiago Malkon, Blendi Teta tregoi se në 27 gusht kur ndodhi vrasja e tij, kishte qenë në një darkë me vëllezërit Duka pasi ishte menaxher i kompanisë së tyre të llotove për Tiranën.

Ai tha se në darkë ndodheshin të gjithë menaxherët e kompanisë në qarqe të ndryshme. Ndërsa mes deklaratës së tij, ka treguar se me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka njihej duke qenë se u kishte shitur kompaninë e tij të basteve sportive.

“Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit 2019. Në atë kohë kam qënë në Shqipëri. Në datë 27 une kam qënë për një drekë tek lokali “La Familia” në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxher i kompanisë së llotove të Vëllezërve Duka për Tiranën. Ata i kam njohur 3 vite më pas pasi ju kam shitur atyre dhe Ervis Martinajt kompaniënë time të basteve sportive. Në darkë më ka dërguar me makinë e Ervis Metanit sepse makinën time e kishte marrë shoqja ime e cila kishte shkuar në kavajë për punë personale.  Në darkë me Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut, të gjithë ishim menaxher për qarke të ndryshme të lojrave të fatit. Kam shkuar tek dreka rreth orës 17:00 dhe kam qëndruar deri nga ora 19:30 ose 19:45 jam larguar. Ngaqë nuk kisha makinë i kam kërkuar Ilir Selmanit të më shoqeronte me makinën e punës që ishte skoda e bardhë dhe e përdorimin për të transportuar tavolinat e llotove. Selmani më ka shoqëruar deri sa të gjeja një taksi. Kemi kaluar tek komisariati 4 dhe më pas kam shkuar tek spitali i fëmijeve. Njëra taksi ishte e prishur dhe një shitje e kioskës më tha prit 5 minuta se vjen taksia tjetër. Thekoj që celularin e kisha të fikur”- u shpreh Blendi Teta.

Ndërkohë, Ilir Selmani i cili përmendet në deklaratën e Blendi Tetës, është dënuar nga GJKKO me 28 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE PROJEKTET FINALISTE PËR VJOSËN/ Rama: Vendim i guximshëm! I hapet rrugë zhvillimit të Parkut Kombëtar
Previous article "NANA THOTË FALEMINDERIT PREJ TYRË QË PO E BËJNË..."/ Fjalët prekëse të vëllait të Liridona Ademajt

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT