• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NANA THOTË FALEMINDERIT PREJ TYRË QË PO E BËJNË…”/ Fjalët prekëse të vëllait të Liridona Ademajt
Home
Rajon

“NANA THOTË FALEMINDERIT PREJ TYRË QË PO E BËJNË…”/ Fjalët prekëse të vëllait të Liridona Ademajt

6 December, 2023 s.autor Rajon

“Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet, por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi”. Kështu shprehet në një postim në rrjetet sociale vëllai i 30-vjeçares Liridona Ademaj, nënës së dy fëmijëve që u vra mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli.

Vrasja e Liridonës ka sjellë një reagim të gjerë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duke bërë që të organizohen disa marshime në nder të 30-vjeçares, jeta e së cilës u ndërpre në mënyrë mizore e në lule të rinisë. Pa dyshim asgjë nuk mund ta largojë dhimbjen e familjes dhe brengën e një nëne për humbjen e fëmijës, por ndoshta mund ta lehtësojë sado pak duke u sensibilizuar me të.

Marshimi në Shkodër për vrasjen e Liridona Ademajt

“Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonën dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet, por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi. Sonte bashkë me nanën po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donën time”, shprehte në reagimin e tij vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj.

Ai po ashtu thekson në reagim se familja do drejtësi dhe se ka besim te institucionet se do ta marrin atë.

“Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR ME 25 VITE BURG PËR VRASJEN E SANTIAGO MALKO/ Blendi Teta rrëfen njohjen me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka: Iu shita kompaninë e basteve
Previous article U NDA NGA JETA PAS NJË SËMUNDJE TË RËNDË/ Mbahen homazhe në nder të Mirush Kabashit

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT