• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME MINJ DHE MYK/ Bllokohen 52 ton miell në Fier, gjobitet me 700 mijë lekë kompania
Home
Aktualitet
Kronikë

ME MINJ DHE MYK/ Bllokohen 52 ton miell në Fier, gjobitet me 700 mijë lekë kompania

27 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pesëdhjetë e dy ton miell janë bllokuar ditën e sotme në Fier, pasi nuk përmbushnin kushtet e duhura higjeno-sanitare për tregtim.

Sipas Agjensisë Kombëtare të Ushqimit, brenda miellit u gjetën brejtës dhe shpendë, e po ashtu kishte prani myku. Pas sekuestrimit të produktit që pritet të asgjësohet, kompania tregtuese u gjobit me 700,000 lekë.

Njfotmi i AKU:

AKU bllokon 52 ton miell të magazinuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore. Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Fier, kanë ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore që ka si aktivitet ruajtje shpërndarje në temperaturë ambienti, të produkteve miell, makarona etj, pas një denoncimi të ardhur nga mediat. Gjatë ushtrimit të kontrollit trupat inspektuese konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare, në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.

Subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë. Për këto shkelje të konstatuara, trupa inspektuese sipas legjislacionit në fuqi, vendosi menjëherë masën e ndërprerjes së aktivitetit, u bë bllokimi i 52 ton produkte ushqimore me destinacion asgjësimin, si dhe u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, që do të vijojë pandërprerë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore. AKU gjithashtu falënderon mediat për denoncimin e rasteve të tilla dhe fton çdo qytetar të bashkëpunojnë duke denoncuar, pasi siguria ushqimore është çështje e të gjithëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN/ Rama: Shpërndarja e bonusit për pensionistët nis brenda këtyre ditëve
Previous article TË TJERA DETAJE/ Përveç Elvana Gjatës, edhe shumë vajza të showbizzit në përgjimet e “Sky”

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT