SPAK nuk kursen as Elvana Gjatën, emri i të cilës doli në përgjimet e grupit të strukturuar kriminal. Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, do t’i nënshtrohet hetimit pasuror lidhur me përgjimet në aplikacionin SKY ECC.
Emri i Elvanës është përmendur gjatë një komunikimi që Erzen Breçani ka bërë me djalin e tij , Eralbin. Në këtë pjesë të zbardhur ish-drejtori i Policisë së Tiranës i thotë të birit se kishte folur me Ervinin dhe ky i fundit do i transferonte 500 mijë eruo borxh me llogarinë e Elvanës. Si duket Mata përdorte llogarinë e ish-partneres së tij për të kryer transaksionet.


