Kryeministri Edi Rama kërkoi gjatë një konference shtypi me gazetarë, zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit.
Rama: Prokuroria e Tiranës është tallur me kushtetutën, ligjin, dhimbjen e familjarëve të viktimave dhe e ka trajtuar si një leckë një provë të re të dalë para disa muajsh. Është koha që drejtësia e re të reagojë dhe ndërkohë qysh se ky krim ka marrë rrugën e prokurorive dhe gjykatave të vendit, ka ndryshuar struktura e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet.


