• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Theu ‘arrestin e shtëpisë’, i riu në Durrës kapet duke shitur drogë, arrestohet
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Theu ‘arrestin e shtëpisë’, i riu në Durrës kapet duke shitur drogë, arrestohet

22 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili akuzohet për shpërndarje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Gani Roçi, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për shitje të dozave të cannabisit, për të kryer të njëjtën veprimtari kriminale, vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza. Si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetur te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi G. R., 22 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli fizik, në lagjen nr. 17, 22-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Në vijim, nga verifikimet rezultoi se shtetasi G. R. aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Aksidentohet Sonila Meço, makina përfundon në trotuar
Previous article PO KALONTE RRUGËN/ Makina përplas për vdekje shqiptarin në Zvicër

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT