• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Zbulohen 3 lokale ku organizoheshin lojëra fati të paligjshme, 4 në pranga në Fier
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Zbulohen 3 lokale ku organizoheshin lojëra fati të paligjshme, 4 në pranga në Fier

11 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia zbulon 3 lokale ku organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, me kompjuterë dhe/ose me celularë. Arrestohen 4 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe vijon puna për kapjen e një tjetri. Sekuestrohen 7 celularë dhe 3 kompjuterë, nëpërmjet të cilëve organizoheshin lojëra fati. Burime zyrtare bënë me dije se gjatë operacionit “Fati i lojërave” u arrestuan shtetasit Arbri Bakalli, Marjo Ogici, Klerdi Tafa dhe Fredi Sulejmani. Ndërkohë, në gjendje të lirë po hetohen shtetasit Tomorr Abazi dhe Shkëlqim Hoxha dhe u shpall
në kërkim Klejdi Jarua alias Aurel Metushi.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të kryera në lokale në Fier dhe në Patos, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të përshtatjes së lokaleve për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me celularë dhe/ose me kompjuterë.

-U vunë në pranga shtetasit A. B., 45 vjeç dhe M. O., 24 vjeç, të dy banues në Fier, pasi 45-vjeçari kishte vënë lokalin e tij, në lagjen “15-tetori”, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, me kompjuterë dhe me celularë, të cilët përdoreshin nga shtetasi M. O.

-U vu në pranga shtetasi F. S., 46 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. A., 64 vjeç dhe Sh. H., 52 vjeç, të tre banues në Patos, pasi 46-vjeçari kishte vënë lokalin e tij, në këtë qytet, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, ndërsa 2 shtetasit e proceduar u kapën në këtë ambient, duke vënë baste sportive, me celularë.

-U vu në pranga shtetasi K. T., 20 vjeç dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. J., alias A. M., 39 vjeç, pasi u konstatua se lokali i 39-vjeçarit, në lagjen “29-nëntori”, ku ishte i punësuar shtetasi K. T., ishte përshtatur për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.

Për këto raste u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 celularë dhe 3 kompjuterë, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGIMI NGA PORTOKALLIA/ Flor Binaj: Filluan të mernin njerëz të paaftë nga rruga
Previous article "NDALNI VRASJEN E FOSHNJAVE DHE GRAVE"/ Netanyahu i prerë pas thirrjes së Macron: Liderët botërorë duhet...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri Aktualitet

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen Aktualitet

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT