• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI TA PËRGATISNI? Nga lehtësimi i kollës tek reumatizma, vlerat kuruese të çajit të gështenjës
Home
Shëndet

SI TA PËRGATISNI? Nga lehtësimi i kollës tek reumatizma, vlerat kuruese të çajit të gështenjës

7 November, 2023 s.autor Shëndet

Në mjekësinë popullore është i njohur rekomandimi i kurës nga çaji i gështenjës, në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Të pjekura apo të zjera, gështenjat janë të dashura nga të gjithë. Pak brumoze e të buta në përmbajtje ato janë padyshim të shijshme, por mbi të gjitha me plot vlera ushqyese.

Por nuk është vetëm fruti i gështenjës i pasur me plot vlera shëndetësore. E gjithë pema e gështenjës është një thesar i çmuar për shëndetin. Rrënjët, gjethet dhe madje edhe përbërja e sipërfaqes së trungut të pemës së gështenjës janë përdorur që prej lashtësisë nga mjekësia popullore për të kuruar disa sëmundje e komplikacione shëndetësore.

Në mjekësinë popullore është i njohur rekomandimi për përdorimin e çajit të gështenjës, si një kurë natyrale në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht të kollës së mirë.

Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe uljen e temperaturave, i ftohti dhe gripi shndërrohet në një fenomen që kërcënon shëndetin e mirë, ndërsa dobëson organizmin dhe fuqitë e tij

Gjethet e gështenjës dhe lëvoret e degëzave të reja një dhe dy vjeçare kane vlera kurative dhe përdorim të gjerë mjekësor kundër të ftohtit dhe komplikacioneve të tij.

Ekstraktet e Gështenjave mund t’i gjeni lehtësisht në çdo farmaci ose dyqane ku shiten bimë medicinale.

Lufton kollën dhe të ftohtin

Përdorimi i çajit nga gjethet e gështenjave është fantastik në ndihmën që i jep organizmit për të luftuar kollën, shërimin e fytit të acaruar nga i ftohti dhe largimin e gripit.

Kolla e mirë është infektuese, ajo shkakton kollitje dhe teshtima dhe prek të gjitha moshat.

Çaji i gështenjave ndihmon në largimin e sekrecioneve që vështirësojnë frymëmarrjen, nxisin kollën e vazhdueshme dhe krijojnë dhimbje në fyt. Ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçërisht kundër heqjes së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.

Ky çaj përdoret me shumë dobi edhe kundër dhimbjeve të syve duke i shpërlarë së jashtmi me të.

Për lehtësimin e variçeve dhe reumatizmës

Çaji i gështenjës është i njohur edhe në kurimin e variçeve, lehtësimin e dhimbjeve si dhe parandalimin e zmadhimit të tyre.

Kura natyrale për këtë qëllim përgatitet përmes përzierjes së 20 gramëve të ekstraktit të gështenjës dhe 60 gr pomadë. Përzihet mirë derisa të krijohet një masë kremoze e njëtrajtshme dhe me të lyhen pjesët e venave varikoze dhe fashetohen me një garzë të pastër.

Zakonisht rekomandohet që kjo kurë të aplikohet gjatë ditës por edhe gjatë darkave kur trupi bie në qetësi. Mund të mbahet disa orë por edhe gjatë gjithë natës.

Ky çaj është shumë i dobishëm në lehtësimin e reumatizmës. Ai ndihmon çlirimin e kyçeve dhe forcimin e kockave.

Përgatitja e çajit

Tre lugë të vogla me ekstraktin e çajit të gështenjës hidhen në një enë ku më parë kemi hedhur një gotë ujë të valuar. Ena izolohet dhe pas 20 minutash çaji kullohet dhe konsumohet.

Mund të konsumohet edhe dy tre herë në ditë. Sipas preferencës çajit mund t’i hidhet pak sheqer apo mjaltë për ëmbëlsim. Çaji ruhet në enë qelqi dhe konsumohet brenda 48 orësh.

Gjethet e gështenjës mund të përdoren për të kuruar sëmundjet kardio-vaskulare pasi lëngu i zier i gjetheve mbron muret e venave. /AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUHI SHIU DHE BRESHËR/ Parashikimi i motit për sot
Previous article KËRKOHET E-MAIL PËR VERIFIKIM TË LLOGARISË? WhatsApp vjen me surpriza

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT