• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKOHET E-MAIL PËR VERIFIKIM TË LLOGARISË? WhatsApp vjen me surpriza
Home
Teknologji

KËRKOHET E-MAIL PËR VERIFIKIM TË LLOGARISË? WhatsApp vjen me surpriza

7 November, 2023 s.autor Teknologji

Përdoruesit e aplikacionit WhatsApp, së shpejti do të mund të kenë një mënyrë tjetër të mbrojtjes së të dhënave të tyre. Fjala është për një e-mail verifikimi, i cili me sa duket është në fazë testimi, pasi disa prej përdoruesve të WhatsApp-it u është kërkuar të verifikojnë llogaritë e tyre përmes një e-mail.

Aktualisht numri i përdoruesve të tillë është i vogël, por pritet që së shpejti ky e-mail t’i kërkohet të gjithëve. Më herët ishte raportuar për e-mail verifikimi, që ka paralajmëruar që WhatsApp po punon në këtë sistem nga gushti. Metoda e re e verifikimit ka për qëllim të jetë edhe një tjetër masë shtesë për mbrojtjen e llogarive të përdoruesve dhe për t’ia vështirësuar punën atyre që kryejnë sulme kibernetike. Veprimi i verifikimit është fare i thjeshtë, mjafton që të shkruani e-mail dhe të prisni verifikimi në “inbox”.

Rikujtojmë, se WhatsApp ka hedhur për testim një përditësim të ri. Rrjeti social do të mundësojë që përdoruesit e saj të arrijnë të bëjnë pin mesazhet që kanë dëshirë. Me anë të këtij opsioni, mesazhet më kryesore do të shfaqen në krye të bisedave pasi teksti i përzgjedhur të jetë bërë pin nga përdoruesit. Funksioni i lejon përdoruesit të bëjnë pin mesazhet e dëshiruara për 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë.

Aktualisht, kjo risi është e prekshme vetëm për një pjesë të vogël të testuesve beta që kanë instaluar versionin më të fundit të platformës nga aplikacioni TestFlight. Ndërkaq, Meta, kompania mëmë pas WhatsApp, ka zbuluar se përdoruesit tani do të jenë në gjendje të hyjnë në dy llogari në të njëjtën kohë kur përdorin një telefon të vetëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI TA PËRGATISNI? Nga lehtësimi i kollës tek reumatizma, vlerat kuruese të çajit të gështenjës
Previous article PËRSHKALLËZOHEN TENSIONET ME RUSINË/ Moldavia akuzohet për shtypjen e opozitës pro-ruse

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT