• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRONIZON OPOZITËN/ Rama: E votuan me dorën lart dhe kokën poshtë sikur ju ishin ‘ujitur’ pantallonat
Home
Politikë

IRONIZON OPOZITËN/ Rama: E votuan me dorën lart dhe kokën poshtë sikur ju ishin ‘ujitur’ pantallonat

3 November, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën duke thënë se “kur dalin huq thonë se e bëmë golin, por nuk na e quajtën”.

Nga Fieri, ku u mbajt Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se reformën e drejtësisë e bëri PS, me mbështetjen e ndërkombëtarëve, pasi sipas tij pa ndihmën e tyre nuk mund të ngriheshin të 140 kartonët jeshilë.

Kryeministri tha gjithashtu se është e pavërtetë pretendimi i opozitës se ai ka kapur reformën në drejtësi, pasi nëse do ta kishte kapur nuk do lejohej që të çoheshin para drejtësisë njerëzit e tij.

“Doni tua them sa herë kanë dalë huq të tjerët dhe sa herë do dalin? Dhe kur dalin huq, thonë ne e bëmë golin por nuk na e quajtën.

Është PS që bëri reformën në drejtësi. Qeveria gjeti dhe pati një mbështetje të aleatëve strategjik. A bëhej reforma pa mbështetjen e tyre? Jo nuk bëhej. Edhe kjo është e vërtetë Por tjetër është ta udhëhequr reformën dhe tjetër ta mbështesësh reformën. Për ta udhëhequr një reformë  në një vend duhet vendi të ketë një forcë që ta udhëheqë. Mbështetja është e rëndësishme.

Ne  sado të zot të jemi do e kishim të pamundur që ti sillnim të pamundur që ti sillnim në sallën e kuvendit ata kreshnikët që do i hapnin luftë Amerikës por nuk do e votonin reformën në drejtësi, që mbanin dorën lart me kartonin jeshil dhe kokën poshtë sikur ju ishin ujitur pak pantallonat. Shikonin poshtë.

Por po kaq e pavërtetë është edhe ajo që e kemi kapur ne drejtësinë. E kam kapur unë. Kjo nuk ja vlen një shpjegim sepse është e qartë. Një forcë, një qeveri një kryeministër që do të kapë drejtësinë për çfarë do ta kapi. Do ta kapi që mos ti kapin askënd. Se ta kapësh drejtësinë dhe pastaj të ti kapin ata që duhen kapur kjo nuk është kapje e drejtësisë.

Kështu që o ke brenda vetes vesin ose vizionin dritëshkurtër që të rrish në karrige dhe ti kapësh të gjitha dhe të rrish sa më gjatë në karrige, ose kohën që ti je ulur në karrigen që të kanë vënë të tjerët dhe fuqinë e asaj karrige ta vesh në dispozicion për të bërë gjëra që mbeten për të gjithë. Kjo reformë në drejtësi ka filluar sot, por do të mbetet për të gjithë. Është e pakthyeshme”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDHUNIMI I 26-VJEÇARES NË VLORË/ Ministri Balla njofton pezullimin e dy policëve të hetimit
Previous article BASHKËPUNOI PËR 5-VJET ME FIFAN/ France Football nga 2024 do ta organizojë “Topin e Artë” me UEFA-n

s.autor

Postime të ngjashme

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor Breaking News

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT