• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTROHET NJË HOTEL DHE NJË BAR KAFE/ Prokuroria: U përfitua nga trafiku i drogës. Njëra nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes
Home
Breaking News

SEKUESTROHET NJË HOTEL DHE NJË BAR KAFE/ Prokuroria: U përfitua nga trafiku i drogës. Njëra nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes

1 November, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një hotel dhe një bar kafe janë sekuestruar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Me anë të një njoftimi, organi i hetimit të kryeqytetit, thekson Fran Merdhoçi dyshohet se këto pasuri i ka përfituar nga veprimtari kriminale.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë sekuestroi një hotel, bar-kafe dhe pasuritë e paluajtshme të shtetasit Fran Merdhoçi, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe kryerjen e veprës penale 283/a të Kodit Penal.

Më datë 26.10.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin pasurore nr.6 në kuadër të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, nr. 70/2017) .

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasve F.M. dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale.

Shtetasi F.M. është subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit nr.10192 dt.03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, nr,70/2017), sipas nenit 3/1 pika c, pasi ndaj tij ekziston një dyshim i arsyeshëm, për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Kjo për faktin se ky shtetas është i dënuar me vendimin nr.137 date 28.12.2018, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të rënda, Tiranë me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale të parashikuar nga neni 283/a/2 i K. Penal.

Të gjitha pasuritë e paluajtshme dyshohet se janë fituar nga personi i dënuar F.M., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh ku ka marrë edhe dënimin përkatës. Dyshimet mbi precedentët kriminalë të këtij të fundit, kryerja e shumë transaksioneve në shitjen e pasurive te paluajtshme, krijojnë bindjen se janë investuar në ndërtimin e objekteve te cilat janë në pronësi të shtetasit F.M. dhe familjarëve të tij.

Pasuritë e sekuestruara

– Pasuria nr.462/16 në pronësi të ish-bashkëshortes M.P dhe të fëmijëve të tyre në Dobrosh Tiranë
– Pasuria nr.462/25. Zk.1498 në Dobrosh Tirane. Objekt i legalizuar me Lejen e legalizimit nr.7003955 datës 17.07.2017, ne emër te shtetasit F.M.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK I DËRGON FLETËTHIRRJEN/ Rakip Suli do merret në pyetje sot nga prokuroria e Posaçme
Previous article TMERR NË GREQI/ Shqiptari dhe dy djemtë e tij dhunohen brutalisht nga 6 persona: Duam 5 mijë euro

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT