• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TMERR NË GREQI/ Shqiptari dhe dy djemtë e tij dhunohen brutalisht nga 6 persona: Duam 5 mijë euro
Home
Aktualitet
Kronikë

TMERR NË GREQI/ Shqiptari dhe dy djemtë e tij dhunohen brutalisht nga 6 persona: Duam 5 mijë euro

31 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 42-vjeçar shqiptar bashkë me dy djemtë e tij, janë dhunuar brutalisht nga 7 grabitës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kolonos.

42-vjeçari shqiptar ishte ulur me dy djemtë e tij, 23 dhe 17 vjeç, në një stol në shesh, kur anëtarët e bandës iu afruan. Sipas burimeve policore, grabitësit ishin të veshur me rroba të zeza dhe kapuç, ndërsa drejtuesit i kishte të pambuluara tiparet e fytyrës.

Ishte ai që iu afrua familjes shqiptare dhe me ton të fortë i kërkoi babait t’i jepte 5000 euro.

42-vjeçari shqiptar është përgjigjur se nuk do t’i japë paratë që kërkon dhe më pas gjashtë autorët e tjerë kanë filluar ta godasin me grushte dhe shkelma në kokë, derisa ai ra përtokë i gjakosur. Njëri prej grabitësve i ka rrëmbyer celularin, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës kanë sulmuar edhe djemtë e tij. 23-vjeçari ka mbetur i plagosur në brinjë dhe i është marrë varësja e floririt nga qafa.

Autorët janë larguar me vrap, ndërsa viktimat janë dërguar në Kryqin e Kuq, ku iu është dhënë ndihma e parë. Sipas dëshmive të viktimave, kreu i bandës është bashkëkombasi i tyre dhe vetëm 18 vjeç.

Siç konstatuan punonjësit e policisë së Kolonos, nga dosja e tij, ai është me precedentë të tjera për krime të ngjashme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKUESTROHET NJË HOTEL DHE NJË BAR KAFE/ Prokuroria: U përfitua nga trafiku i drogës. Njëra nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes
Previous article EMRAT/ Rryshfet për leje ndërtimi, GJKKO burgos katër zyrtarët e bashkisë: Ja sa vite…

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT