Një 33-vjeçar është arrestuar në Sarandë pas zbardhjes së ngjarjes së një muaji më parë, ku deklaroi se ishte plagosur nga plasja e një fisheku luftarak në tokën e tij, ndërsa kishte qenë duke punuar.
33-vjeçari Hekuran Murtaj rezulton se ka gënjyer në dëshminë e tij dhënë para oficerëve. Uniformat blu kanë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë të cilët dyshohet se fshehën armën e zjarrit dhe bënë kallëzime të rreme, për të penguar zbulimin e së vërtetës. Bëhet fjalë për Mullez Murtaj dhe Luan Rama.
Policia thotë se nga hetimet ka rezultuar se kallëzimi i H. M., ka qenë i rremë, pasi ai ishte plagosur me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.
ADVERTISING
Në pranga ranë edhe M. M., 63 vjeç dhe L. R., 51 vjeç, të cilët dyshohet se fshehën armën e zjarrit dhe bënë kallëzime të rreme, për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


