• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VËLLAI SHKOI TË QETËSONTE DJALIN…”/ Motra e të plagosurit në Tiranë zbardh ngjarjen: E goditi me foshnjën në krahë
Home
Aktualitet
Kronikë

“VËLLAI SHKOI TË QETËSONTE DJALIN…”/ Motra e të plagosurit në Tiranë zbardh ngjarjen: E goditi me foshnjën në krahë

19 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një krim në familje ka ndodhur në zonën e Kombinatit sot, ku një grua shtatzënë ka qëlluar me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj shtetasin Erald Tosku pas një konflikti në banesë.

Motra e Toskut, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen.

Ajo rrëfeu se vëllai i saj ka qenë në gjendje gripale dhe ka kërkuar të ikë në punë duke qenë se çifti banonte në një shtëpi me qira, por bashkëjetuesja e tij ka kundërshtuar.

Ajo zbuloi se pas kësaj situate ka agravuar mes të dyve dhe gjatë debatit Erald Tosku ka shkuar në dhomën e gjumit për të qetësuar djalin 6-muajsh të çiftit, ndërsa gruaja shtatzënë ka marrë thikën në kuzhinë.

Motra e të plagosurit shpjegoi se vëllai i saj u qëllua me thikë teksa mbante në krahë të birin vetëm 6 muajsh.

“Vëllai im ka qenë në gjendje gripale dhe ka pasur temperaturë. Duke qenë se jetonin edhe me qira, vëllai donte të ikte në punë dhe ajo i thoshte mos ik. Ka agravuar situata. Vajza me pak gjë bëhet shumë agresive. Në debat e sipër vëllai i ka thënë ulu se unë do iki për në punë.

Kanë debatuar për ikjen në punë dhe kanë kaluar në fjalë fyese, kush je ti e kush jam unë. Në ato moment vëllai shkoi të qetësojë djalin 6-muajsh në dhomën e gjumit, ndërsa ajo mori thikën. Ai është plagosur me thikë me djalin 6-muajsh në krahë.

Që kur ata janë njohur në fillim e kam konstatuar se ajo është agresive. Ajo ka qenë e martuar më parë dhe ka një vajzë 4 vjeçe. Gjithmonë acarohej dhe agravohej”, rrëfeu ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHANË DËSHMI TË RREME/ Policia zbardh plagosjen në Sarandë, kush është autori dhe dy...(EMRAT)
Previous article DETAJET E REJA/ Si pastruesja i vodhi 45 mijë euro Roland Xhaxhos. Paratë ishin futur në zarfe

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT