• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TEMPULLI” NË SHKODËR/ Arrestohen 2 adoleshentët që tentuan të shisnin drogë në shkollat ku ishin vetë nxënës
Home
Aktualitet
Kronikë

“TEMPULLI” NË SHKODËR/ Arrestohen 2 adoleshentët që tentuan të shisnin drogë në shkollat ku ishin vetë nxënës

14 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në kuadër të operacionit “Tempulli” sot janë arrestuar në Shkodër 2 të rinj të moshave 16 dhe 17 vjeç që tentuan t’iu shisnin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, bashkëmoshatarëve të tyre, në dy shkolla ku ata vetë ishin nxënës.  Njëri prej të arrestuarve posedonte brenda ambienteve të shkollës një sasi lënde kanabisi dhe kokaine dhe një thikë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe me oficerët e sigurisë në shkolla, në zbatim të masave të përcaktuara për Paketën e Sigurisë në shkolla, bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i kontrollit të befasishëm, goditën 2 raste të tentativës për shitjen në shkolla, të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.  Si rezultat i kontrollit të befasishëm nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla, rezultoi se një 16-vjeçar posedonte brenda ambienteve të shkollës, një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, si dhe një armë të ftohtë (thikë). Shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll dhe në  banesën e 17-vjeçarit (nxënës në një shkollë tjetër në Shkodër) që  dyshohet se furnizonte me lëndë narkotike 16-vjeçarin. Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 486 gramë kanabis në formë boçeje dhe disa doza kokaine.  Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera dhe në prani të psikologut, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 16 vjeç dhe G. Dh., 17 vjeç”, njofton policia.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar, kapur dhe arrestuar personin që furnizonte 17-vjeçarin, me lëndë narkotike, për t’ia shitur bashkëmoshatarëve të tij.  Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar mbi 240 persona në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.  Operacioni i policisë së Shtetit që u zhvillua në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve në 5 qytete u kodua “Tempulli” një mënyrë figurative për të treguar se po rrezikohet tempulli i dijes, shkolla. Grupe kriminale dyshohet të kenë vepruar duke shpërndarë drogë për të rinjtë pranë shkollave dhe lokaleve. 112 urdhër-arreste ishin vetëm në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NATO SHTON FORCAT E KFOR-IT NË KOSOVË/ 130 ushtarë rumunë i bashkohen misionit paqeruajtës
Previous article VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Britania kthen letërporosinë! Gjyqi për anglezët e dyshuar më 4 nëntor! Maroku pa vendim...

s.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA E LEVA NË GREQI/ 49-vjeçari shqiptar përplaset me pronarin e një servisi makinash: Do të vras… Aktualitet

SHERR ME THIKA E LEVA NË GREQI/ 49-vjeçari shqiptar përplaset me pronarin e një servisi makinash: Do të vras…

EMRAT/ Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria Aktualitet

EMRAT/ Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT