• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Britania kthen letërporosinë! Gjyqi për anglezët e dyshuar më 4 nëntor! Maroku pa vendim…
Home
Breaking News

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Britania kthen letërporosinë! Gjyqi për anglezët e dyshuar më 4 nëntor! Maroku pa vendim…

14 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Britania ka kthyer mbrapsht letërporosinë e Prokurorisë shqiptare për marrjen në pyetje të katër shtetasve britanike të shpallur në kërkim nga prokuroria e Lezhës dhe të arrestuar në Angli, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit, Ardjan Nikulaj më 19 prill të këtij viti.

Pas arrestimit në Britani të personave të dyshuar, të cilët ikën nga Shqipëria menjëherë pas krimit në Shëngjin, prokurorët e Lezhës kanë nisur letërporosi për marrjen e deklarimeve, por kërkesa është rikthyer mbraosht nga autoritetet britanike me argumentet, se pyetjet ishin te paqarta dhe nuk ishte shpjeguar qëllimi i tyre.

Në këto rrethana, prokurorët shqiptarë kanë nisur një tjetër leter porosi tjetër ndërkohë që 4 shtetasit Britanikë pritet të dalin me 4 nëntor para gjykatës, ky do të vendoset lidhur me kërkesën për ekstradimin e tyre në Shqipëri për tu gjykuar me akuzën e vrasjes. Katër personat që u kapën dhe u arrestuan në Britani, pasi u shpallën në kërkim në Shqipëri, janë Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35 vjeç, të dy nga Bristol, Edmond Haxhia, 37 vjeç, nga Birmingham, si dhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman nga Bristol.

Edhe Maroku nuk ka kthyer pergjigje lidhur me kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e portugezit, Ruben Saravia, i cili është edhe ekzekutori i biznesmenit. Kërkesës së bërë nga autoritet shqiptarë mësohet se i ka ardhur vetëm nja përgjigje që vazhdojnë procedurat për ekstradimin.

Mesditën e 19 prillit, biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua me 7 plumba teksa ishte ulur në lokalin e tij, ndërsa ekzekutori u largua me motor. Sipas prokurorisë Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit ndaj biznesmenit Nikulaj, për hakmarrje. Katër britanikët e tjerë kishin mbërritur në Shqipëri si turistë por në fakt kanë bërë rolin e vëzhguesit të biznesmenit duke inmformuar autorin deri në goditjen finale.

Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, ku mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TEMPULLI" NË SHKODËR/ Arrestohen 2 adoleshentët që tentuan të shisnin drogë në shkollat ku ishin vetë nxënës
Previous article TIRANA BËHET GATI PËR SAMITIN E PROCESIT TË BERLINIT/ Rruga e Rinasit vishet me flamujt e BE-së dhe Shqipërisë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet Aktualitet

ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet

E RËNDË/ Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT