• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E AHMET TOSKËS/ Motra e të ndaluarit: E akuzojnë për vrasje, por nuk japin asnjë motiv
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E AHMET TOSKËS/ Motra e të ndaluarit: E akuzojnë për vrasje, por nuk japin asnjë motiv

3 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Fatmir Hoxhaj është prej 3 vitesh i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier, ngjarje e ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” më 26 Tetor 2020 rreth orës 05:45.

Një javë më parë, emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus publikoi pamjet e vrasjes së Ahmet Toskës, ku shfaqet një person i maskuar dhe që largohet me nxitim.

Ndërsa në muajin Nëntor 2020, policia ndaloi një person si të dyshuar, banor i të njëjtës lagje. Ai është Fatmir Hoxhaj, i cili u kthye nga Itali ku jeton prej 30 vitesh pasi u njoftua se banesa e tij në lagjen “Sheq i Madh” në Fier ishte kontrolluar nga policia.

Motra e të dyshuarit, në një intervistë që ka dhënë për emisionin Uniko të hënën, thotë se vëllai i saj është i pafajshëm.

Ajo shprehet se vëllain ia akuzojnë për vrasje me paramendim, ndërsa në dosjen e Prokurorisë nuk evidentohet asnjë motiv për krimin.

“I japin një akuzë më vrasje me paramendim pa motiv. Ne në të gjithë dosjen deri sot nuk kemi parë asnjë rresht ku thotë u bë për këtë gjë. Nuk ka asnjë provë. Prokuroria pretendon, se e vërteta ashtu është nuk ka asnjë provë se s’është ai nuk ka lidhje me këtë çështje, nuk ka lidhje me familjen, nuk ka motiv. Pse? Nuk ka asnjë gjë, nuk e di si mund ta lidhin dhe kemi 3 vjet që po luftojmë për këtë gjë. Si mund të mbajnë një person për gati 3 vjet. Mbajnë një njeri të pafajshëm”, thotë njëra nga motrat e të ndaluarit.

Grupi hetimor ka kryer edhe eksperiment ndaj të dyshuarit Fatmir Hoxhaj në lidhje me rrobat dhe ecjen e tij duke e krahasuar me atë të autorit që shfaqet në videon e kamerave të sigurisë.

Hetimet për këtë vrasje po vazhdojnë ende

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BEZDISTE ZHURMA/ Shqiptari terrorizon me armë punonjësit e një fabrike në Selanik
Previous article U DENONCUAN NGA OPOZITA/ Prokuroria i kthen përgjigje KQZ-së: Kokoneshi dhe Ismailaj nuk preken nga ligji i dekriminalizimit

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI)

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT