• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VELIAJ NË SHBA/ Ndjek nga afër stërvitjen e atletëve elitarë të Tiranës
Home
Politikë

VELIAJ NË SHBA/ Ndjek nga afër stërvitjen e atletëve elitarë të Tiranës

19 September, 2023 s.autor Politikë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ndalur në Ksenia të Ohajos, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veliaj ka ndjekur nga afër atletët elitarë të Tiranës, të cilët po stërviten në fushat e “Kompleksit Sportiv Atletët në Veprim”, teksa po përgatiten për Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris.

“Rrugës për javën e OKB në NYC, ndalova në Ohio për të përshëndetur atletët nga peshëngritja, boksi, mundja dhe taekwando të KS Tirana, që falë bashkëpunimit të CityOfTirana dhe AIAusa po trajnohen në akademinë e njohur elitare amerikane”, theksoi Veliaj teksa ka ndarë dhe një video me sportistët tanë.

Veliaj është takuar me kryebashkiaken e Ksenias, Sarah Mays, duke theksuar se në kohën kur ajo ishte adoleshente, ka shërbyer si vullnetare në Tiranë.

“Një ndalesë e shkurtër në qytetin e Ksenias, Ohio, ku sportistët elitarë të Tiranës po stërviten në terrenin e AIAusa. Ishte kënaqësi të takoja kryebashkiaken Sarah Mays, e cila ka qenë vullnetare në Tiranë, në vitet ’90, kur ishte adoleshente, kurse tani drejton një qytet të hapur. Mikpritje e shkëlqyer”, shkruan Veliaj.

Pas vizitës në Ohajo, Veliaj do të udhëtojë për në Nju Jork, për të marrë pjesë në Samitin “Strong Cities”, ku do të diskutohet për zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË THESAR I FSHEHUR"/ Revista prestigjoze rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve me plazhet më piktoreske
Previous article PUNLIKOHEN FOTOT/ Dumani me super-kallash dhe pistoletë izraelite. Ja PAMJET me armët speciale 1 ditë para arrestimit

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT