• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUNLIKOHEN FOTOT/ Dumani me super-kallash dhe pistoletë izraelite. Ja PAMJET me armët speciale 1 ditë para arrestimit
Home
Aktualitet
Kronikë

PUNLIKOHEN FOTOT/ Dumani me super-kallash dhe pistoletë izraelite. Ja PAMJET me armët speciale 1 ditë para arrestimit

19 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ora News” zbulon fotografitë e papublikuara më parë të bashkëpuntorit të SPAK, Nuredin Dumani, teksa përdor armatim modern si kallanikov, pistoletë izraelite “BUL M-5”, “Glock” austriake dhe deri tek “TT”.

EKSKLUZIVE/ Nuredin Dumani me super-kallash dhe pistoletë “BUL”

Fotografitë dhe videon janë zbuluar nga SPAK, teksa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët, kanë urdhëruar kryerjen e ekspertimit kompjuterik të aparatit telefonik që ju sekuestruar Dumanit në datën 29 mars 2022 në Fier.

Në fund të ekspertimit, hetuesit kanë zbuluar disa video ku Nuredin Dumani shfaqet në një kanal, duke gjuajtur me një super-kallash të paisur me silenciator, dylbi optike dhe qytë të shkurtër.

Fotografitë janë bërë mes datës 28 dhe 29 Mars, vetëm një ditë para se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të udhëtonin nga Elbasani në drejtim të Elbasanit, me qëllim vrasjen e Kastriot Kilës alias “Otin e Elbasanit”.

Ekspertët kanë gjetur një video 29 sekondashe,ku siç shihet në pamjet shfaqet Nuredin Dumani, me një kapuç në kokë dhe provon mekanikisht dy automatikë kallashnikov dhe dy pistoleta “Glock” dhe “BUL M-5” të prodhimit modern izraelit.

Në këto pamje të papublikuara ndonjëherë, Dumani kryen manovra, duke improvizuar një sulm me armë, dhe kryen qitje boshe. Në foto dallohen dhe tre karikatore.

Në sekondën e 4, thuhet në raport-ekspertimi, dëgjohet Henrik Hoxhaj duke thënë:“…Kusho është psiqik me armët…”.

Ndërkohë më tej dëgjohet një person i tretë ende i paidentifikuar nga SPAK, duke i thënë Nuredin Dumanit, që të ulte dorezën e automatikut.

E teksa Dumani provon armët, në sekondën e 23 të videos dëgjohet një zë, i cili ngjason me zërin e Henrik Hoxhaj duke thënë: “…E ç’na q…u dhe “…mos e mbush…”.

Gjithashtu sërisht në këtë moment dëgjohet zëri i një personi të tretë të paidentifikuar që i thotë Dumanit “…mos e mbush armën…”.

Ndërsa në një video tjetër 14 sekonda, shfaqet Nuredin Dumani në 28 Mars, në anfërsi të një kanali me ujë, duke mbajtur një automatik me silenciator dhe mbushur atë.

Vendi nuk dihet se ku është, por njeriu që ka filmuar Dumanin është Henrik Hoxhaj, i cili i thotë “…Gati…”.

Pas kësaj Dumani, filmohet teksa kryen manovra qitje me armën automatike. Ndërsa në këtë foto tjetër me tabelën numerike me Nr.3, shfaqet super-automatiku që RENEA, i sekuestroi Nuredin Dumanit tek koka, në banesën ku ai qëndronte i fshehur në Fier.

“Ora News” ka mundur të zbulojë dhe fotografi dy pistoletave me preçizion të lartë që përdorte Nuredin Dumani, i cili tashmë është marë i pandehur për disa krime të rënda, por deri në këtë fazë ku nodhet çështja ai vijon të jetë bashkëpuntori i prokurorisë së posaçme SPAK.

Tabela fotografike e paraqitur më poshtë, tregon potencialin ekonomik dhe lehtësinë për të siguruar armët moderne, që Nuredin Dumani arrinte të gjente brenda një kohe të shkurtër.

/a.r

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VELIAJ NË SHBA/ Ndjek nga afër stërvitjen e atletëve elitarë të Tiranës
Previous article MASAKRA NË TREGUN KOSTIANTYNIVKA/ Provat e reja heqin përgjegjësinë nga Rusia

s.autor

Postime të ngjashme

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT