Mes zhvillimeve të vrullshme në kampin opozitar, ku deputetët e Bardhit dhe të Berishës bashkë me aleatët u ulën bashkë në një tryezë, Lulzim Basha njofton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të dalë ngakuvendi i 2 shtatorit 2023.
Mbledhja do të mbahet më 9 shtator, pikërisht në të njëjtën sallë ku u zhvillua sot takimi i Gazment Bardhit me Sali Berishën në Hotel Tirana dhe ku iu bashkuan 43 deputetë për të unifikuar siç u deklarua, qëndrimet e tyre në parlament kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.
‘Duke iu uruar për zgjedhjen Tuaj si anëtar të Këshillit Kombëtar në Kuvendin e PD më 2 shtator 2023, iu njoftojmë se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet ditën e shtunë, datë 9 shtator 2023, ora 11:00 për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike. Mbledhja do të mbahet në Hotel Tirana, salla Balsha, kati i dytë.’- njofton PD.


