• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR ME 20 VITE BURG PËR TRAFIK DROGE/ Alket Hatija ekstradohet në Itali, u kap duke ushqyer pulat në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR ME 20 VITE BURG PËR TRAFIK DROGE/ Alket Hatija ekstradohet në Itali, u kap duke ushqyer pulat në Durrës

1 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Alket Hatija i njohur edhe si “Baroni” apo “Zoti i Drogës” pasi trafikoi në Itali 540 kilogramë heroinë e kokainë në vitet 2003-2004, u ekstradua të enjten në drejtim të Italisë, ku do të vuajë dënimin me 20 vite burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të Milanos në vitin 2015. 50-vjeçari që luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit për të shmangur ekstradimin, u kap të mërkurën në orët e para të mëngjesit në hotelin e tij në qytetin e Durrësit. Report Tv mëson se policia ndërhyri rreth orës 04:00, kur i shumëkërkuari prej pesë vitesh sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe po ushqente pulat në një ambient në pjesën pas hotelit.

Hatija, i cili kishte humbur betejën për ekstradimin me një vendim të gjykatës kushtetuese në janar 2022, tentoi t’i largohej sapo kuptoi praninë e forcave të policisë, duke bërë rezistencë, por më në fund u prangos. Report Tv mëson se Policia e Durrësit kishte marrë të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij, dhe prej 20 ditësh monitoronte çdo lëvizje të tij. Të vetmet orë që Hatija ekspozohej ishin ato të mëngjesit, kohë kur edhe në hotel kishte lëvizje minimale të pushuesve. Vetëm disa orë pas arrestimit në Durrës, Hatija iu dorëzua autoriteteve italiane, të cilat do të përllogarisin edhe njëherë kohën e burgimit që i ka mbetur për të vuajtur, për shkak se 50-vjeçari ka qenë i arrestuar disa herë në vendin tonë më herët dhe ka shlyer një pjesë të dënimit në paraburgim.

Sipas hetimeve në Itali, 20 vite më parë Alket Hatija në bashkëpunim me 40 persona të tjerë, ka transportuar sasi të mëdha heroine e kokaine nga Shqipëria. Hatija u arrestua në 2017-ën, por disa muaj më vonë Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin dhe i hoqi masën “arrest në burg”, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli. Në vijim Gjykata e Lartë e riktheu edhe njëherë në Shkallë të Parë, e cila kësaj here bashkë më Apelin pranuan ekstradimin. Por, Alket Hatija nuk u dorëzua, nga arratia dhe përmes mbrojtësve të tij çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha përfundimisht fund kalvarit gjyqësor më 31 janar 2022, duke lënë në fuqi ekstradimin e tij përfundimtar drejt Milanos

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KANË DALË EMRA POLITIKANËSH..."/ Artan Hoxha merret në pyetje nga policia belge: Kanë zbërthyer mijëra biseda në SKY
Previous article DY JAVË NE NEW YORK/ Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama, bashkë në OKB. Dy zonja do drejtojnë Shqipërinë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT