• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“500 MIJË ITALIANË KALUAN ADRIATIKUN PËR SHKAK TË ÇMIMEVE”/  “Le Parisien”: Shqipëria, një Eldorado e re turistike
Home
Sociale

“500 MIJË ITALIANË KALUAN ADRIATIKUN PËR SHKAK TË ÇMIMEVE”/ “Le Parisien”: Shqipëria, një Eldorado e re turistike

1 September, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria, një Eldorado e re turistike për italianët që e shohin vendin e tyre shumë të shtrenjtë”. Me këtë titull gazeta e njohur franceze, “Le Parisien” i ka kushtuar një shkrim të gjatë fluksit turistik të italianëve gjatë kësaj vere.

Gazeta e njohur franceze thotë se edhe italianët braktisën plazhet e jugut të tyre duke kaluar masivisht Adriatikun drejt Shqipërisë ku gjetën çmime më të favorshme. Sipas “Le Parisien” janë rreth 500 mijë italianë që këtë verë pushuan në plazhet e njohura në Durrës, Vlorë apo Sarandë. Në shkrim nënvizohet se madje edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni preferoi plazhet shqiptare këtë verë në vend të shtëpisë së saj të zakonshme të pushimeve në Pulia.

“Duhet thënë se vendi ka gjithçka për të kënaqur italianët, duke filluar nga çmimet e tij shumë më tërheqëse: 10 deri në 15 euro për 2 shezllonë dhe një çadër për gjithë ditën në një plazh shqiptar, kundrejt mesatarisht trefishit në Itali.”

Prestigjiozja franceze përmend edhe postimin e kryeministrit Rama për anijen Vlora dhe që shkaktoi mjaft polemika.

“Ashtu si Kroacia, e cila zhvilloi në masë të madhe turizmin e huaj në bregdetin e saj të Adriatikut pasi u largua nga ish-Jugosllavia, Shqipëria tani dëshiron të marrë frymëzim nga ky model”, citon “Le Parisien”.

Gazeta citon edhe kryeministrin Rama që tha se Shqipëria është një Itali e vogël, por edhe paralajmërimin e tij se edhe këtu çmimet do të rriten, por ato nuk janë gjithçka për të t’u ndier në Shqipëri si në shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY JAVË NE NEW YORK/ Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama, bashkë në OKB. Dy zonja do drejtojnë Shqipërinë
Previous article NË KËRKIM PËR DROGË/ Arrestohet i riu në Korçë

s.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT