• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLUKSI I KALIMEVE NË KUFI/ Balla takim me strukturat e Policisë në Han të Hotit: Sezoni s’ka mbaruar, rrisni gatishmërinë
Home
Politikë

FLUKSI I KALIMEVE NË KUFI/ Balla takim me strukturat e Policisë në Han të Hotit: Sezoni s’ka mbaruar, rrisni gatishmërinë

28 August, 2023 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë së Shtetit në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit në Shkodër.

Në fjalën e tij Balla ka përgëzuar uniformat blu për punën e bërë për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe të fluksit që ka patur tek të dyja pikat kufitare, Muriqan dhe Hani i Hotit, si dhe ka nënvizuar se puna duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

“Keni zhvilluar një punë shumë të mirë në mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe të fluksit që kanë patur të dyja pikat kufitare që mbulon kjo drejtori, edhe Muriqani edhe Hani i Hotit. Ka pasur një fluks si asnjëherë tjetër. Më vjen mirë për koordinimin edhe nën drejtimin e drejtorit Boshnjaku me policinë kufitare të Republikës së Malit të zi. Edhe unë vetë, qoftë me Kryeministrin Abazoviç, qoft me Ministrin e Brendshëm Axhic, kam patur kontakte ku është dashur nevoja për të ndërhyrë, për të kaluar në një regjim të lehtësuar. Dhe dua t’ju them që sezoni nuk ka mbaruar akoma, ndaj puna vazhdon”.

Balla gjithashtu ka theksuar se është shumë e rëndësishme që të rritet gadishmëria për të evidentuar çdo lloj forme të krimit kufitar dhe vëmendja të jetë maksimale.

“Kjo është një pikë e rëndësishme, jo vetëm që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, por është pjesë e “Korridorit Blu” dhe natyrshëm që një numër i madh qytetarësh Europian, që nisen nga veriu i Europës zgjedhin për të kaluar edhe në këtë pikë, për të ardhur në Shqipëri apo për të vazhduar poshtë. Kështu që dua t’ju përgëzoj për punën dhe të rrisni gatishmërinë për të evidentuar çdo lloj forme të krimit kufitar. Nisem këtu nga disa të dhëna që mora sot për të parë disa natyra të ndryshme të veprave penale të cilat janë evidentuar në vazhdimësi në këtë pikë kalimi kufitar. Duhet të vazhdoni të keni rezultate më të mira”, është shprehur Balla

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANËTAR I NJË BANDE KRIMINALE/ Atentat 32-vjeçarit shqiptar në Athinë, plagoset edhe e reja greke. Dëshmia e vajzës: Nuk njiheshim
Previous article EMRI/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, arrestohet 59-vjeçari rus në Muriqan

s.autor

Postime të ngjashme

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor Breaking News

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT