• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJM I MIRË PËR EMIGRANTËT/ Marrja e nënshtetësisë gjermane tani më e lehtë, Berlini jep dritën jeshile…
Home
Sociale

LAJM I MIRË PËR EMIGRANTËT/ Marrja e nënshtetësisë gjermane tani më e lehtë, Berlini jep dritën jeshile…

23 August, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Qeveria gjermane i dha sot dritën jeshile planeve për t’i lehtësuar emigrantëve rrugën drejt marrjes së nënshtetësisë, si dhe për të lejuar më shumë njerëz që të kenë nënshtetësi të dyfishtë.

Aktualisht, natyralizmi në Gjermani është i mundur pas 8 vjetësh, por me rregullat e reja, të cilat ende duhet të miratohen nga parlamenti, kjo kornizë kohore shkurtohet në pesë vjet. Ndërkohë, personat e integruar mirë në shoqërinë vendase dhe që kanë njohuri mjaft të kënaqshme të gjuhës gjermane, do ta marrin pasaportën e këtij vendi pas vetëm tre vjetësh.

Qytetarët e rinj potencial do të duhet të tregojnë se nuk janë të varur nga ndihmat sociale të shtetit, megjithëse do të ketë përjashtime nga ky kusht. Projektligji do t’ua hapë gjithashtu derën më shumë njerëzve që të mbajnë nënshtetësi të dyfishtë, përfshirë ata nga komuniteti i madh turk i Gjermanisë.

Rruga drejt shtetësisë ka mbetur e vështirë për shumë emigrantë nga Turqia dhe vende të tjera që vërshuan në shtetin e fuqishëm europian si të ashtuquajtur “punëtorë mysafirë” gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë.

E drejta për nënshtetësi të dyfishtë në përgjithësi është aktualisht e kufizuar për qytetarët e BE-së dhe zviceranëve, megjithëse janë bërë disa përjashtime. Rishikimi i legjislacionit ishte një premtim kryesor i bërë nga qeveria e koalicionit të udhëhequr nga qendra e majtë e kancelarit Olaf Scholz kur erdhi në pushtet në fund të vitit 2021.

Vendi me ekonominë më të madhe në Europë po përpiqet gjithashtu të tërheqë sa më shumë punonjës të huaj për të plotësuar mungesat akute të fuqisë punëtore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Ministri ukrainas i infrastrukturës: Rusia shkatërroi 270 mijë tonë drithëra në një muaj
Previous article STERILIZIMI/ SPAK: Rjepaj përdori të dhëna të rreme në studimin e fizibilitetit, ia dërgoi koncesionari...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT